11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti ekstrem gjunjëzon Evropën, reshje në qendër dhe zjarre në lindje të...

Moti ekstrem gjunjëzon Evropën, reshje në qendër dhe zjarre në lindje të kontinentit

Moti ekstrem po shkatërron vende të ndryshme në Evropë, me përmbytje, zjarre dhe një valë të nxehti që po rrezikojnë edhe njerëzit.

Aktualisht zjarret po shkatërrojnë Portugalinë.

 

Sipas Institutit Meteorologjik vendas, në ishullin Madeira rrezikohet të përfshihen nga flakët zonat rurale të tij.

LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë natyrore por rikuperojmë pasuritë!

Një zjarr në ishull ra të mërkurën e kaluar dhe që prej atëherë 60 persona janë evakuuar dhe flakët janë përhapur.

 

Që prej 14 gushtit, mbi 500 efektivë janë vendosur në zonë për të luftuar me zjarrin.

 

Llogaritjet paraprake sugjerojnë se deri tani janë djegur 7 mijë hektarë tokë.

 

Ndërkohë, stuhi të dhunshme kanë paralizuar zona të Polonisë, ku jeta e përditshme është çoroditur.

 

Varshava po përjeton përmbytje dhe vështirësi të mëdha pas shirave rekord të regjistruara gjatë natës si pasojë e një stuhie që përshkoi qytetin.

 

Rekordi i shirave, sipas autoriteteve vendase, u thye pikërisht nga stuhia.

 

E ndërsa nga moti nuk ka pasur viktima, dëmet materiale kanë qenë të mëdha.

 

Rumania ndërkohë është përfshirë nga temperaturat ekstreme dhe një verë ku ka munguar tërësisht shiu, duke penalizuar fermerët që i kanë bërë korrjet një muaj para.

 

I nxehti ekstrem ka vënë në rrezik të mbjellat dhe dëmet e shkaktuara po llogariten ende nga autoritetet rumune. Sipas ekonomistëve, vetëm dëmet në fushat me grurë llogariten deri në 300 milionë euro.

LEXO EDHE: “Mori më qafë të gjithë njerëzit”/ Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Korçë. Mungesa e sigurimeve, kosto për financat e fermerëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat