5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreziqet me të cilat përballet sistemi bankar, si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike

Rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar, si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike

Banka e Shqipërisë ka analizuar rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar, si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike.

Sipas një publikimi të fundit të kërkimeve shkencore të bankës, Raporti i Vlerësimit të Ekspozimit të Sektorit Bankar ndaj Rreziqeve Klimatike (2024) analizon ekspozimin e sektorit bankar shqiptar ndaj rreziqeve klimatike, duke përfshirë rreziqet fizike dhe ato të tranzicionit.

Raporti përdor një metodologji të përparuar për të identifikuar sektorët dhe aktivitetet ekonomike më të prekura nga ndryshimet klimatike. Përmes analizës së treguesve të ndryshëm, raporti identifikon sfidat dhe mundësitë për sektorin bankar në përballimin e këtyre rreziqeve.

Ky raport është një hap i Rëndësishëm drejt përmirësimit të qëndrueshmërisë së sektorit financiar dhe përafrimit të tij me standardet ndërkombëtare të qëndrueshmërisë.

Banka analizon rreziqet financiare të lidhura me klimën, duke parë në detaj kanalet përmes të cilave transmetohet ky rrezik.

“Bankat janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën, nëpërmjet dy kanaleve kryesore, rreziqeve fizike dhe rreziqeve të tranzicionit.

Rreziqet fizike burojnë drejtpërdrejt nga ndryshimet klimatike, ndërsa rreziqet e tranzicionit lindin nga reagimi – nga politikëbërësit, novatorët ose konsumatorët – për të parandaluar dhe/ose për të luftuar ndryshimet klimatike”, thuhet në dokument.

Banka nënvizon se rreziqet fizike do të rriten, si në intensitet edhe në frekuencë, në Shqipëri gjatë viteve në vazhdim.

Prandaj, sipas saj, identifikimi, matja dhe monitorimi i këtyre rreziqeve nga institucionet financiare do të jetë një aktivitet i pashmangshëm në vitet në vijim dhe për rrjedhojë, edhe përfshirja e tyre në veprimet e Bankës së Shqipërisë.

Por cilët janë sektorët që mund të preken nga ndryshimet klimatike e për rrjedhojë, kjo të transmetohet në efekt zinxhir edhe në sektorë të tjerë të lidhur me to?

Duke vërejtur profilin mjedisor dhe ekonomik të Shqipërisë, dhe projektimet, të cilat shfaqin një rrezik të shtuar të shpeshtësisë, intensitetit dhe paparashikueshmërisë së dëmeve natyrore dhe hidrometeorologjike (të tilla si: furtuna, përmbytje, valë të të nxehtit, zjarre), në Shqipëri identifikohen disa rreziqe ekonomike.

Këto rreziqe janë më së shumti të lidhura me ndikimin që kanë ndryshimet klimatike në sektorin bujqësor, energjetik, menaxhimin e burimeve ujore, transport dhe zonat bregdetare.

Rreziku klimatik ka gjasa të ushtrojë trysni edhe mbi shëndetin dhe rrjetet e mbrojtjes sociale”, thuhet në strategji.

Duke u ndalur më në detaj banka nënvizon se nga gjashtë sektorë, ai që ka ekspozim më të lartë në sektorin bankar është ndërtimi.

Sektori i vetëm me ekspozimin më të konsiderueshëm për bankat shqiptare ndaj rrezikut tranzitor është sektori i “Ndërtimit” që përfshin ndërtesa për banim dhe biznes, aktivitetet qiradhënëse dhe pronat e patundshme. Pesha në ekspozimin total është rreth 15-19%, me një trend në rritje në kohë”, vlerëson Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë Industria nxjerrëse dhe përpunuese kanë një peshë 14-19% me një tendencë në rënie.

Ekspozimi i “Bujqësisë”, që konsiderohet të jetë tepër i ndjeshëm ndaj klimës, është nën 2% dhe i qëndrueshëm në periudhën kohore të vrojtuar. Një tjetër sektor me ndjeshmëri të lartë ndaj klimës, sektori i “Transportit” është rreth 2-3% dhe i qëndrueshëm në periudhën kohore të vrojtuar.

LEXO EDHEMiliarda dollarë dëme të pasiguruara/ Rritje e kostos së nxehtësisë ekstreme në bujqësi, ndërtim dhe jo vetëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat