Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një problematikë e përditshme në Shqipëri.
Më i fundit është regjistruar mesditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
“Rreth orës 11:20, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Pojskë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M. K. është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. P.,” njofton Policia e Pogradecit.
Shoferi i njërit prej automjeteve dhe pasagjeri janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore po bien më fortë në Shqipëri/ Përse duhet të sigurohemi?