Pak ditë pasi Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në Shqipëri, përmes raportit për periudhën janar-qershor 2024, na tregoi se SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për SIGAL UNIQA në Kosovë.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), publikuar ditën e sotme, SIGAL UNIQA kryeson tregun e sigurimeve duke zënë mbi 15% të një tregu ku operojnë 10 kompani.
“Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, kompania arriti të realizojë 15.36% të të gjitha primeve të shkruara në sektorin e Sigurimeve të Jo-Jetës. Kjo arritje thekson praninë dhe përkushtimin tonë për të ofruar shërbime të jashtëzakonshme për klientët tanë”, shkruan SIGAL UNIQA Kosovë në postimin e saj.
Sipas raportit, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut edhe sa i përket dëmshpërblimeve të paguara.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA operon në tregun e sigurimeve të Kosovës që prej tetorit 2003 në kuadër të ndërkombëtarizimit të aktivitetit të SIGAL në Shqipëri.
Kompania u licensua nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si kompani e sigurimit të përgjithshëm të jo-jetës, ndërsa në vitin 2011 do të themelohej edhe SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA, kompani për sigurimet e jetës.
Sot pas më shumë se 20 vjetësh, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë është kompania lider e sigurimeve, si për pozicionin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët e saj.
Sot Grupi “SIGAL UNIQA” numëron rreth 1.5 milionë klientë dhe është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh.
Me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh, “SIGAL UNIQA” është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit dhe është çdo ditë pranë klientëve të saj me rreth 2,200 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 1,200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut por pa harruar edhe platformën “SIGAL ONLINE” ku çdokush mund të blejë siguracionin që i nevojitet direkt nga celulari.
Web: www.sigal-ks.com
E-mail: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 240 241
LEXO EDHE: “The Best Of Kosovo 2023”/ SIGAL UNIQA shpallet sërish “Tatimpaguesi i Vitit”