15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 70 raste me "Ethet e Nilit", 13 në spital/ Pse institucionet...

Mbi 70 raste me “Ethet e Nilit”, 13 në spital/ Pse institucionet folën vetëm pasi Greqia zbuloi ‘pacientin 0’, një emigrant shqiptar i infektuar në vendlindje

Shqipëria ka patur ndër vite qarkullim të mushkonjës ‘Culex pipiens’ që transmeton virusin e ‘Etheve të Nilit Perëndimor’, madje dhe raste të virusit të Nilit Perëndimor, por pacientët e prekur ishin ose të huaj që vinin të infektuar nga vendet e tyre, ose shqiptarë që kishin udhëtuar në vendet e njohura për prezencën e këtij virusi.

Ndërsa vetëm të hënën e 5 gushtit, ne mesin e pushimeve, ISHP raportoi për qarkullim të këtij virusi të rrezikshëm brenda vendit, për 3 të vdekur dhe 17 të infektuar.

Por pavarësisht deklaratave zyrtare, burime konfidenciale në ISHP thanë për ‘GazetaSI’ se aktualisht janë mbi 70 raste të dyshuara me virusin e Nilit Perëndimor dhe harta gjeografike e përhapjes është edhe më e gjerë se 4 qytetet qe u raportua, Fier, Lushnjë, Berat dhe Kurbin.

Sipas burimeve konfidenciale, pacienti 0 është një emigrant shqiptar me banim në Greqi, i cili është infektuar në Shqipëri, teksa kishte ardhur për pushimet verore në Lushnjë.

‘Aktualisht pacienti është shtruar në spital në Greqi ku është konfirmuar me virusin e ‘Etheve të Nilit Perëndimor’.

Zbulimi i këtij pacienti në Greqi ka detyruar autoritetet shqiptarë që të flasin për këtë situatë dhe deklaratën e parë ta kenë për njoftimin e 3 viktimave dhe të paktën 17 të infektuarve.

Por pse tani? Apo përpiqeshin ta mbanin të fshehtë dhe pse?

Ndërsa në spitalin infektiv në QSUT janë të shtruar dhe 13 persona të konfirmuar me virusi e Nilit’, thanë burimet për ‘Gazeta Si’.

Megjithëse alarmi për përhapjen e mushkonjave të rrezikshme si mushkonja lloji Culex pipiens dhe mushkonja tigër Aedes albopictus, është dhënë nga ekspertët e shëndetit publik 1 muaj më parë.

Në vitin 2022 ky proces u vonua dhe nuk u krye as gjatë sezonit turistik.

Në mungesë të një dezinsektimi të hershëm, shqiptarët janë të rrezikuar edhe nga përhapja e malaries.

Rastet e deklaruara ditën e djeshme me virusin e Nilit Perëndimor, sipas ISHP, nuk i përkasin zonave të desinsektuara, por janë zona me një distancë prej 2-3 km larg qytetit.

Procesi i dezinsektimit ka filluar vitin e kaluar, i ndarë në 5 faza, çdo 2-3 javë, është kryer gjithë trajtimi, 5 trajtime në zonat ligatinore dhe habitatet.  Bashkitë e Lushnjës, Fierit dhe Kurbinit konfirmojnë raste të virusit të Nilit Perëndimor’, thanë burimet zyrtare të ISHP.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se 80 % e rasteve me ‘Ethet e Nilit Perëndimor’ kalojnë me në mënyrë asimptomatike, pas një pickimi nga mushkonja, dhe në mënyrë të qetë por ka dhe forma neuroinvazive me prekjen e sistemit nervor qendror, ku më të rriskuar janë pacientët mbi 65 vjec me imunitet të dobët dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Format minore kalojnë me dhimbje koke, muskulore, abdominale, dobësi trupore dhimbje barku që nuk specifikojnë virusin.

Por ndërkohë kur kemi prekje të sistemit nervor, prekja trunore sjell konfuzionin mendor, humbjen e koshiencës, kalimin në gjendje kome dhe kërkon trajtim të specializuar.

LEXO EDHE: “Ethet e Nilit Perëndimor”, simptomat dhe parandalimi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat