15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFluturimet, Shqipëria kryeson Europën/ EUROSTAT: E dyta me rritjen më të lartë

Fluturimet, Shqipëria kryeson Europën/ EUROSTAT: E dyta me rritjen më të lartë

Të dhënat e transportit ajror flisnin për rreth 2.9 milionë pasagjerë në tre muajt e dytë të vitit aktual, nga 1.7 milionë pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64.7%.

Ndërkohë, në gjashtë muajt e parë të vitit regjistrohen rreth 4.8 milionë pasagjerë, sipas shifrave të INSTAT. Po ashtu edhe transporti i mallrave në rrugë ajrore shfaqet pozitiv.

Por si paraqiten shifrat e numrit të fluturimeve?

Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, numri i fluturimeve u regjistrua në rreth 32 mijë.

Të dhënat tregojnë se numri i flututrimeve në vendin tonë është rritur me rreth 56%, krahasuar me periudhën Janar-Qershor të vitit 2023.
Shqipëria, bashkë me Islandën, kryeson me rritjen më të madhe, ndërkohë që numri i fluturimeve në Bashkimin Europian është rritur me 7%, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Vende të rajonit po ashtu raportojnë rritje të numrit të fluturimeve duke u renditur mes vendeve të para.

 

Maqedonia e Veriut renditet në vend të katërt në Europë sipas të dhënave të EUROSTAT, me një rritje prej 17%, pasuar në nivel rajoni nga Mali i Zi me 16% dhe Serbia me 12.2%.

Vendet Europiane të cilat kanë regjistruar rënie të numrit të fluturimeve komerciale në gjashtëmujorin e parë të vitit janë Suedia me 0.5%, Norvegjia me 1.2% dhe Bosnje Hercegovina me 3.4%.

Edhe nëse analizojmë shifrat e qershorit të këtij viti, shohim se tendenca paraqitet e njejtë. Shqipëria dhe Islanda kryesojnë Europën me rritjen më të lartë të numrit të fluturimeve, prej 49.3% dhe 75% respektivisht.

Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Europian flet për një rritje të numrit të fluturimeve me 6.2% në qershor të këtij viti, krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë.

LEXO EDHE: Tashmë edhe Online/ Pushimet jashtë Shqipërisë nisin me sigurimin “Shëndet në Udhëtim”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat