3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVerë e suksesshme për basketbollin shqiptar/ Ponari: 5 medalje për ekipet kombëtare...

Verë e suksesshme për basketbollin shqiptar/ Ponari: 5 medalje për ekipet kombëtare të moshave

Një sezon i suksesshëm për basketbollin shqiptar.

 

Kështu mund të konsiderohet kjo verë për sportin e koshit, i cili ka patur jo vetëm javë të ngarkuara me një seri aktivitetesh ndërkombëtare por të mbushur edhe me arritje e suksese që premtojnë shumë për të ardhmen.

 

Dy Kampionatet Europiane të zhvilluara në Shqipëri, Kosovë, Bullgari,dhe Rumani, për moshat U16, U18 dhe U20, treguan jo vetëm një rritje domethënëse të sportit të koshit në vendin tonë.

 

I këtij mendimi është edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, rëndit sukseset e kombëtareve të moshave, të përfshira në disa kampionate europiane, në Shqipëri e jashtë saj.

 

“Në 43 ndeshje të zhvilluara, ekipet tona arritën të fitonin 21 ndeshje ndërkombëtare dhe 5 medalje, 1 argjend dhe 4 bronz”, shkruan Ponari, i cili shton më tej se: “Kampionatet Europiane, jo vetëm na dhuruan ndeshje shumë të bukura dhe emocionuese, por na njohën me shumë talente të reja që premtojnë për të ardhmen dhe me 15 trajnerët e ekipeve kombëtare, të cilët duhen falenderuar për punën që po bëjnë”.

 

Postimi i plotë i Ponarit:

 

Një medalje Argjendi dhe 4 Bronz morën ekipet tona kombëtare të moshave në Basketboll

Dy Kampionatet Europiane të zhvilluara në Shqipëri, Kosovë, Bullgari dhe Rumani, për moshat U16, U18 dhe U20, treguan jo vetëm një rritje domethënëse të sportit të koshit në vendin tonë por edhe faktin se projekti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, i nisur 5 vite më parë, po jep frutet e tij.

Ekipet tona u ndeshën me kundërshtarë si: Republika Çeke, Irlanda, Zvicra, Sllovakia, Ukraina, Islanda, Bullgaria, Austria, Belgjika, Kroacia, Greqia, Hollanda, Britania e Madhe, Rumania, Estonia, Gjeorgjia, Hungaria, Finlanda, Luksemburg, Azerbajxhan, Moldavia, San Marino, Malta, Qipro dhe Kosova.

Në 43 ndeshje të zhvilluara, ekipet tona arritën të fitonin 21 ndeshje ndërkombëtare dhe 5 medalje, 1 argjend dhe 4 bronz.

Kombëtarja U16 Djem: 5 ndeshje, 4 fitore, 1 humbje (vendi 2)

Kombëtarja U16 Vajza: 5 ndeshje, 3 fitore, 2 humbje ( vendi 3)

3×3 Meshkuj: 5 ndeshje 3 fitore, 2 humbje (vendi 5)

Kombëtarja U18 Djem: 5 ndeshje, 3 fitore, 2 humbje (vendi 3)

Kombëtarja U18 Vajza: 5 ndeshje, 3 fitore, 2 humbje (vendi 3)

Ekipi Kombëtar Femra: 5 ndeshje, 3 fitore, 2 humbje (vendi 3)

Qershia mbi tortë ishte edhe çmimi “Fair Play”, që Kombëtarja U18 e Vajzave fitoi në Kampionatin Evropian të mbajtur në Prishtinë!

Kampionatet Europiane, jo vetëm na dhuruan ndeshje shumë të bukura dhe emocionuese, por na njohën me shumë talente të reja që premtojnë për të ardhmen dhe me 15 trajnerët e ekipeve kombëtare, të cilët duhen falenderuar për punën që po bëjnë.

Falë këtyre aktiviteteve ndërkombëtare dhe punës së FSHB-së është krijuar eksperienca dhe është fituar besimi, ndaj dhe pritshmëritë për të ardhmen janë tepër të mëdha.

Faleminderit FIBA Europe për besimin e treguar ndaj Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Faleminderit Bashkisë Tiranë dhe Bashkisë Elbasan që vendosën infrastrukturën sportive në dispozicion të këtyre aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare.

Mirënjohje për këdo që bashkëpunoi me ne në realizimin me sukses të dy kampionateve evropiane dhe suksese në të ardhmen ekipeve dhe trajnerëve tanë të palodhur…

LEXO EDHENis bashkëpunimi teknik mes FSHB dhe Federatës Italiane të Basketbollit

Siç është theksuar edhe më herët, edhe pse pa mbështetje financiare, Basketbolli shqiptar po ecën përpara. Dhe sigurisht që do të ishte në nivele shumë të larta nëse edhe sporti i koshit në vendin tonë do të kishte të paktën gjysmën e mbështetjes financiare që qeveria e Kosovës u ka dhënë ekipeve kombëtare të moshave në basketboll.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat