8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVapa përvëluese, këshilla që askush nuk duhet ti neglizhojë

Vapa përvëluese, këshilla që askush nuk duhet ti neglizhojë

Fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga vapa përvëluese që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit.

Duke marrë shkas nga kjo situatë me temperatura të larta, Instituti i Shëndetit Publik jep disa rekomandime mbi kujdesin që duhet treguar.

“Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga temperaturat e larta, por veçanërisht të rrezikuar janë ato grupe që ne i quajmë grupe vulnerabël, apo grupet e cenueshme siç janë të moshuarit, fëmijët apo pacientët që kanë sëmundje kronike.

Rekomandohet të përdoret sa më shumë uji, pasi pengon dehidratimin, paralelisht rekomandojmë shmangien e përdorimit të kafesë dhe të pijeve alkoolike.

Një këshillë tjetër që jepet është shmangia e qëndrimit në mjediset e jashtme në momentet kur temperaturat janë shumë të larta.

Për vende si Shqipëria rekomandohet shmangia e qëndrimit në këto mjedise nga ora 11:00 deri në orën 18:00 pasdite”.

Ndër të tjera, për të përballuar këtë valë të të nxehtit afrikan duhet konsum i ushqimeve sa më të shëndetshme dhe të freskëta.

 

“Një rekomandim shumë i mirë është ushqyerja e shëndetshme, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës rekomandohet marrja e ushqimeve të lehta, të lëngshme dhe sa më shumë fruta e perime. Një rekomandim tjetër për të sëmurët kronikë, të vazhdojnë mjekimin me ilaçe në mënyrë të rregullt siç bëjnë gjatë ditëve të dimrit sepse temperaturat e nxehta ndikojnë pikërisht në ecurinë e këtyre sëmundjeve kronike”.

Instituti i Shëndetit Publik ndër të tjera nënvizon se nëse konstatoni probleme shëndetësore duhet të kontaktoni mjekun e familjes ose urgjencën kombëtare.

LEXO EDHE: Shuarësit më të mirë të etjes në verë

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vala e të nxehtit afrikan do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius.

“Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit duke sjellë temperatura të larta që janë disa gradë mbi mesataren mujore. Këto masa ajrore tashmë e kanë përfshirë edhe vendin tonë duke sjellë temperature të larta.

Këto masa ajrore do të jenë prezente në vendin tonë deri në mesin e javës tjetër duke na sjellë rritje të temperaturave më kulmin e vet që pritet ta arrijnë ditën e hënë dhe të martën ku në zonat e ulëta termometri të shënojë 43, 44 gradë Celcius”, u shpreh Besa Sherollari, nga Shërbmi Meteorologjik Ushtarak.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat