14.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguruesit gjermanë: Rritje të primeve nëse nuk ka merren masa paraprake ndaj...

Siguruesit gjermanë: Rritje të primeve nëse nuk ka merren masa paraprake ndaj përmbytjeve

Kompanitë e sigurimeve n Gjermani po përgatiten për një humbje mbi mesataren si pasojë e përmbytjeve që goditën Gjermaninë jugore gjatë ditëve të fundit.

Shoqata Gjermane e Sigurimeve (GDV) paralajmëron se pa projekte për mbrojtjen nga përmbytjet, pa ndalimin e ndërtimit në zonat që rrezikojnë përmbytjen dhe pa përdorimin e materialeve të qëndrueshme në ndërtim, dëmet dhe primet do të rriten.

“Pamjet nga Bavaria dhe Baden-Württemberg paraqesin më të keqen. Kompanitë tona tashmë po marrin shumë raporte për dëme”, thotë Jörg Asmussen, CEO i Shoqatës Gjermane të Sigurimeve (GDV).

“Megjithatë, është ende herët për të vlerësuar dëmet. Ne mund të japim një parashikim vetëm kur niveli i ujit të bjerë”.

Depërtimi i sigurimeve ndryshon

Në Bavari, 47% e ndërtesave janë të siguruara kundër të gjitha rreziqeve natyrore, ndërsa në Baden-Württemberg shifra është 94%.

Shoqata Gjermane shpjegon se nivelet e penetrimit varen nga ligjet e landeve të ndryshme, disa prej të cilave e kërkojnë me detyrim që çdo pronë të tjerë e siguruar nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

Asmussen paralajmëroi se vetëm sigurimi nuk është një zgjidhje nëse mbrojtja shtetërore dhe individuale nga përmbytjet bie anash.

Përballë stuhive të forta më të shpeshta, veçanërisht në Gjermani, duhet bërë më shumë për të forcuar qëndrueshmërinë ndaj përmbytjeve, gjë që e tregon edhe dëmtimi i digave në Bavari, thotë Shoqata Gjermane.

Ne kemi nevojë për ndalim të ndërtimeve në zonat që përmbyten dhe detyrim për të përdorur materiale ndërtimi rezistente ndaj ujit. Vetëm në këtë mënyrë mund të ulim rritjen e pretendimeve për dëme dhe rritjen e primeve”, shpjegon Asmussen.

Kompanitë e sigurimeve në Gjermani u janë përgjigjur dy përmbytjeve së fundmi.

Gjatë Krishtlindjeve, disa lumenj dolën nga shtrati në Gjermaninë veriore dhe qendrore, duke shkaktuar rreth 200 milionë euro dëme. Edhe përmbytjet në Saarland dhe Rhineland-Pfalz. në maj. ishin po aq shkatërruese.

Fatkeqësia natyrore më shkatërruese deri më sot në Gjermani mbeten përmbytjet e korrikut 2021, e cila shkaktoi humbjet të siguruara në gati 9 miliardë euro.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Çfarë rrezikon Shqipëria dhe çfarë duhet të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat