Shqipëria gjendet para një emergjence kombëtare të shëndetit mendor.
Shifrat e e fundit të vetëvrasjeve apo vrasjeve tregojnë problematikat e shëndetit mendor si një ndër shkaqet.
Në një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, nënvizohet se depresioni i gjatë shkakton çrregullime të mendimit e sjelljes.
Në strategjinë e veprimit për kujdesin e shëndetit mendor 2023-2026, miratuar nga kjo ministri, thuhet se ulja e lindshmërisë dhe moshimi në rritje me 15% e popullatës mbi 65 vjeç janë faktorë të rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës e për pasojë, në nevojat për kujdes shëndetësor, përfshirë kujdesin për shëndetin mendor.
Të dhënat kërkimore tregojnë se 1 në 3 persona (pa përjashtime moshore) shfaqin shenja të depresionit.
Dhuna fizike dhe psikologjike raportohet si mbizotëruese në 50% të rasteve të abuzimeve në fëmijëri.
“Ndërthurja e gjenetikës, përvojave dhe faktorëve mjedisorë që nga ditët më të hershme të fëmijërisë, duke përfshirë prindërimin, shkollimin, cilësinë e marrëdhënieve, ekspozimin ndaj dhunës ose abuzimit, diskriminimin, varfërinë, krizat humanitare dhe emergjencat shëndetësore mund të formojnë dhe ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjëve gjatë gjithë jetës së tyre.
Nga ana tjetër, dashuria dhe mirëkuptimi i prindërve, atmosfera mbështetëse e shkollës dhe marrëdhënia pozitive me bashkëmoshatarët mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të çrregullimeve mendore”, thonë ekspertët.
Strategjia e shëndetit mendor 2023-2026
Në Shqipëri, ekzistojnë disa dokumenta të hartuara për shëndetin mendor me fokus reduktimin e shtretërve të spitaleve dhe krijimit të qendrave komunitare të shëndetit mendor.
Por duket se në qendrat e shëndetit mendor, pacientët paraqiten vetëm për të plotësuar dokumentacionin për përfitimin e pagesave të invaliditetit, duke iu nënshtruar komisionit mjeko-ligjor, KEMP.
Megjithë investimin për strategjitë e shëndetit mendor, spitalet psikiatrike vijojnë të mbeten porta pritëse e rasteve me probleme të shëndetit mendor.
Dy spitalet psikiatrike në Tiranë e Shkodër kanë reduktuar shtretërit duke shërbyer si shërbime akute, pra raste urgjente, me qëllim kalimin e shërbimeve të shëndetit mendor pranë komunitetit, duke e cuar në 600 numrin e shtretërve në shërbimet e shëndetit mendor për vitin 2023 nga 900 shtretër në vitin 2000.
Për sa i përket shërbimeve komunitare, në nivel kombëtar janë ngritur dhe funksionojnë 14 Shtëpi Mbështetëse, në të cilat ofrohet trajtim rehabilitues në nivel individual për persona me çrregullime kronike të shëndetit mendor, kryesisht ish-rezidentë kronikë të spitaleve psikiatrike.
Por grup-mosha e “banorëve” të këtij shërbimi shkon nga 27 në 79 vjeç, çka paraqet një sfidë të madhe për hartimin dhe zbatimin e planeve individuale të rehabilitimit dhe mbështetjes, e cila dikton nevojën për kategorizimin e këtyre shërbimeve, brenda tipologjisë së “shtëpive mbështetëse”.
Strategjia e vitit 2023-2006 synon riadresimin dhe nevojën në rritje nga komuniteti për shërbime rehabilituese afatshkurta me qëllim shmangien e hospitalizimeve të shpeshta dhe të gjata të personave me çrregullime kronike dhe serioze të shëndetit mendor.
Plani i Veprimit për Shëndetin Mendor 2023-2026 mbështet parimin “nuk ka shëndet pa shëndet mendor”.
Ky plan veprimi synon të sjellë një qasje gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe adoleshentët, të rinjtë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara mendore, migrantët, viktimat e dhunës dhe trafikimit, etj., si grupe në nevojë për kujdes të veçantë të shëndetit mendor.
Shëndeti mendor dhe mirëqenia personale rrezikohen nga faktorë personalë, shoqërorë dhe mjedisorë, si varfëria, papunësia, përjashtimi shoqëror, dhuna, konfliktet apo situatat e emergjencave.
Problematikat e shëndetit mendor mund të shfaqen në çdo moshë. Fëmijëria dhe adoleshenca janë periudha të rëndësishme formuese dhe zhvillimore, ndaj përballja me përvoja dhe situata të pafavorshme gjatë këtyre fazave të hershme të jetës mund të ketë efekte të dëmshme në zhvillimin e aftësive njohëse dhe emocionale apo mirëqenien dhe shëndetin mendor për të ardhmen.
Pandemia e COVID-19 përkeqësoi ndjeshëm pasojat shëndetësore dhe socioekonomike të personave që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, duke rritur nevojën për shërbime dhe mbështetje.
Përsa i përket ndikimit social, mund të thuhet se ndikimet afatgjata sociale të pandemisë mbeten për t’u parë, por tashmë është qartë fakti se këto ndikime do të jenë të mëdha dhe afatgjata, me një shtim të kërkesës për mbështetje të shëndetit mendor dhe mbështetje psikosociale5
Edhe përpara pandemisë së COVID-19, ekspozimi ndaj përcaktuesve negativë të shëndetit mendor si dhe plakja e popullsisë në kontinentin evropian ka rezultuar në një rritje të konsiderueshme të prevalencës dhe barrës së sëmundjeve të shëndetit mendor në 30 vitet e fundit (që nga viti 1990)
Në strategjinë e re 2023-2026 për shëndetin mendor është hartuar udhërrëfyesi I ri për mjekët që do të synojnë trajnimin e stafit të mjekëve e psikologëve në qendrat komunitare të shëndetit mendor.
Udhërrëfyesi për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në KSHP i miratuar ka për qëllim që mjekët e përgjithshëm, mjekët e familjes dhe infermierët të trajnohen për menaxhimin e çregullimit të shëndetit mendor në qendrat komunitarem për diagnostikimin dhe menaxhimin e depresionit dhe ankthit.
Po ashtu synohet ngritja e 2 qendra rajonale Terapeutike dhe Rehabilituese të ngritura në Elbasan ose Vlorë, trajnime për stafet shëndetësore në ofrimin e mbështetjes psikosociale dhe këshillave për prindërim pozitiv.
Gjithashtu, synohet paketa e trajnimit e zhvilluar për ofrimin e shërbimeve të integruara për shëndetin mendor dhe mirëqenien dhe zhvillimin psikosocial të fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve të tyre; trajnim trajnerësh i organizuar për ofrimin e shërbimeve të integruara për shëndetin mendor dhe mirëqenien dhe zhvillimin psikosocial të fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve të tyre;
-Përmirësimi i punës së Konsultorit të Fëmijës, në KSHP, në lidhje me identifikimin, referimin dhe ndjekjen e probematikave të shëndetit mendor, veçanërisht për grup-moshën 0-6 vjeç, në zbatim të protokolleve të përditësuara;
-Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve ekzistuese të shëndetit mendor për fëmijët dhe adoleshentët, të ofruara nga QKSHM-të, përfshirë aftësitë për të identifikuar, trajtuar dhe referuar raste me probleme të shëndetit mendor, si problemet e zhvillimit dhe të sjelljes në fëmijët dhe adoleshentët, si dhe rastet me mendime për vetëdëmtim mes adoleshentëve.
-Zhvillimi i kapaciteteve institucionale në KSHP për ofrimin shërbimeve të shëndetit mendor dhe mirëqenien psikosociale për gratë pas lindjes (post-partum) me probleme të shëndetit mendor, duke pasur në konsideratë edhe statusin e tyre si kujdestare të fëmijëve të porsalindur;
-Zhvillimi i rrugëve të integruara ndërsektoriale për identifikimin, trajtimin, kujdesin dhe rehabilitimin e fëmijëve dhe adoleshentëve në nevojë për mbështetje psikosociale dhe në shëndet mendor, përfshirë udhëzues për rrugët e referimit, protokolle pune
Gjithashtu parashikohen masa të mëtejshme për përmirësimin e trajtimit dhe kujdesit ndaj personave me çrregullime të shëndetit mendor me masë mjekësore si dhe forcimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor për të burgosurit, përfshirë kujdesin për shëndetin mendor.
LEXO EDHE: Kujdesi për shëndetin nuk ka qenë kurrë më i lirë/ Përfitoni nga oferta më e fundit e SIGAL UNIQA