4.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlakja e popullsisë dhe sigurimet

Plakja e popullsisë dhe sigurimet

Plakja e popullsisë është një fenomen global që po prek ndjeshëm edhe industrinë e sigurimeve.

Ky trend demografik po çon në:

  • Rritjen e nevojave për sigurime shëndetësore: Përfitimet shëndetësore dhe të kujdesit afatgjatë për të moshuarit po rriten, duke rritur edhe kostot për siguruesit.
  • Shpenzime të larta në lidhje me përfitimet e daljes në pension: Siguruesit përballen me shpenzime të larta për shkak të jetëgjatësisë së popullsisë: produkte anuiteti dhe përfitime pensioni.
  • Rritja e përfitimeve nga varësia e të moshuarve: Popullsia e moshuar po shkakton një rritje të numrit të personave të varur ose njerëzve që humbasin pavarësinë e tyre.

Kostoja e ofrimit të këtyre përfitimeve po rritet vazhdimisht, kryesisht në Japoni, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Në Francë, kjo kosto pritet të arrijë në 50 miliardë euro deri në vitin 2030.

Në Luksemburg, për shembull, primet e jetës ranë me 11.6% në vitin 2022, ndërsa përfitimet u rritën me 33.4% krahasuar me vitin 2021.

E njëjta tendencë u vërejt në Itali dhe Belgjikë, me dalje neto prej 1.3 miliardë euro dhe 1 miliardë euro përkatësisht në 2022.

Në Shtetet e Bashkuara, popullsia e moshës 50 vjeç e lart do të dyfishohet deri në vitin 2050, ndërsa fondet publike të pensioneve u përballën me një deficit prej 1.4 trilion dollarësh në vitin 2022.

Përqindja e popullsisë 65 vjeç e lart sipas vendit ose rajonit

Përveç Monakos, popullsia kombëtare e të cilit është vlerësuar në 9,700 banorë në fund të vitit 2022, shumica e të cilëve janë femra, Japonia do të ketë përqindjen më të lartë të të moshuarve. Me 29% të popullsisë mbi 65 vjeç, shteti aziazik ka edhe 20 milionë njerëz mbi 75 vjeç, nga një popullsi totale prej 124 milionë, çka do të thotë 16.1% të popullsisë së përgjithshme.

Në nivel global, përqindja e popullsisë së varur ndaj popullsisë në moshë pune pritet të rritet nga 15% në 2019 në 26% në 2050.

RËNDËSIA E SIGURIMEVE

Ndërsa vitet kalojnë shpejt, mbarojmë studimet, krijojmë një familje, fillojmë një biznes, rëndësia e sigurimit në një plan afatgjatë rritet.

Sigurimi është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me sigurinë financiare, e cila na ndihmon të kujdesemi për veten dhe ata që duam atëherë kur keni më shumë nevojë.

Polica e sigurimit është një kontratë, përmes së cilës individë ose grupe njerëzish marrin mbrojtje financiare ose dëmshpërblim kundrejt humbjeve që mund të pësohen si pasojë e një ngjarje të papritur apo aksidentale.

Kompanitë e sigurimeve ndërtojnë “pishinën e klientëve”, vlerësojnë rreziqet duke mundësuar pagesa të përballueshme për ata që dëshirojnë që të sigurohen.

Këto polica sigurimi përdoren si mbrojtje dhe garanci financiare nga rreziqet dhe humbjet me natyrë financiare, si të mëdha ashtu edhe të vogla, që mund të rezultojnë në dëmtimin e vet të siguruarit ose të pasurisë/ve të tyre dhe për dëme shkatuar një pale të tretë.

S’po largohemi dot nga mentaliteti “hallet tona duhet të na i zgjidhë shteti”

Nëse shteti ynë fqinj Greqia shpenzon 2,24% të GDP-së për sigurimeve, apo Italia 6,27%, Gjermania 6.24%, Britania e Madhe 11.44% dhe SHBA 12,15%, vendi ynë shpenzon vetëm 1% të GDP-së saj.

Edhe pse shifrat vijnë në rritje vit pas viti, Shqipëria vijon të mbetet e fundit në rajon dhe Europë sa i përket densitetit në sigurimeve.

Kjo vjen edhe për shkak të një mentaliteti të trashëguar se për çdo problem duhet të përgjigjet shteti.

Në analizat e kryera ose gjatë komunikimeve me qytetarët arrijmë të kuptojmë se jemi një popull që nuk po largohemi nga mentaliteti që, hallet tona duhet të na i zgjidhë shteti.

Sa herë që jemi përballë një problemi, një fenomeni, kur na cënohet prona… menjëherë i drejtohemi shtetit. Ra tërmeti, duhet të na i ndërtojë shtëpitë shteti; ka problem përmbytjesh, zjarresh duhet të jetë shteti. Edhe kur sëmuremi duhet të presim dyerve të institucioneve shtetërore. Ndërkohë që shtetet e përparuara kanë vite apo shekull që e kanë kapërcyer si mentalitet.

Çdokush është përgjegjës për financat e veta ashtu si jemi përgjegjës për tu arsimuar, për të ngritur një biznes për të ngritur një pronë, siç ndërtojmë një familje. Të gjitha këto janë individuale.

LEXO EDHENga “Anti-Tumori” tek Pensioni Privat/ Intervista e plotë e Ponarit në “Wake Up”: Sigurimet formësojnë pavarësinë financiare të qytetarëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat