15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetXprimm: Siguruesit më të mëdhenj në Kosovë për vitin 2023

Xprimm: Siguruesit më të mëdhenj në Kosovë për vitin 2023

Grupi slloven i sigurimeve SAVA dhe SIGAL UNIQA Group Austria janë kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Kosovë, sa i përket primeve të shkruara për vitin 2023.

Kështu shkruan në një artikull portali i sigurimeve, “Xprimm”.

Kompania “Illyria”, në pronësi të grupit slloven të sigurimeve SAVA, zë 14.8% të tregut ( 21.7 milionë euro), e ndjekur nga SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, pjesë e “UNIQA Insurance Group” me 14.6% (21.4 milionë euro).

Top 5 plotësohet nga Scardian (12.2%), Eurosig (11.7%) dhe Elsig (10.8%).

Në vitin 2023, biznesi i sigurimeve të jo-jetës përbënte 95.5% të primeve totale të sigurimit dhe sigurimet e jetës 4.5%.

Në vitin 2023, primet bruto të shkruara në tregun e sigurimeve të Kosovës u rritën me mbi 9% (primet e jo-jetës me 9.5% dhe primet e jetës me 5%).

Sa i përket dëmeve të paguara gjatë vitit 2023, SIGAL UNIQA Group Austria-Kosovë renditet e para me rreth 12 milionë euro të paguara (11,980,000) kundrejt 8,97 milionë eurove që ka paguar Illyria dhe Illyria Life.

DËMET NË SIGURIMET E JO-JETËS

DËMET NË SIGURIMET E JETËS

LEXO EDHE: 20-vjetori / SIGAL UNIQA – Kosova, simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat