15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLëkundjet e djeshme në Turqi/ Frika e sizmiologëve: Paralajmërues i një tërmeti...

Lëkundjet e djeshme në Turqi/ Frika e sizmiologëve: Paralajmërues i një tërmeti të madh në…

Tërmeti i fortë 4.9 Rihter që ndodhi mbrëmë në Dardanele ka shkaktuar shqetësim të madh në Turqi.

Sizmologët kanë frikë se kjo lëkundje e fortë mund të jetë paralajmërim i një tërmeti të madh që mund të godasë Stambollin.

“Rajoni ynë është i shqetësuar për një tërmet që do të jetë më i madh se 7 Rihter, në jug të Marmarasë ose në thyerjen e Anadollit, do të jetë një tërmet që do të prekë të gjithë rajonin, Kostandinopojën, Bursa, Dardanelet etj”, është shprehur për mediat turke sizmologu Prof.Dr Suleyman Pampal.

Një tjetër sizmolog,Husein Ozturk, paralajmëroi: “Që tani e tutje çdo tërmet është një pararojë e tërmetit të madh që presim në Stamboll. Këto tërmete të vogla thyejnë ngadalë defektet dhe çojnë në tërmete të mëdha. Si të jetë një përgatitje. Ajo hap përçarjen e madhe që do të shkaktohet. Këto tërmete janë shenjat e tërmetit të madh”.

20 milionë njerëz jetojnë në  Stamboll dhe 1/3 e ndërtesave janë të vjetra dhe veçanërisht të cenueshme. Tabelat në të gjithë metropolin turk informojnë për pikat e grumbullimit të njerëzve në rast tërmeti.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Shqipëria, bashkë me Greqinë dhe Turqinë, janë ndër vendet më të rrezikuara nga tërmetet në Ballkan dhe Europë.

Vendi ynë ka një aktivitet të lartë sizmik, tregues që shpjegon rënien e shpeshtë të tërmeteve.

Madje, Shqipëria është më e rrezikuar se Italia.

Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani dhe Dibra janë rajonet me aktivitetin më të lartë sizmik në vendin tonë.

Përgjatë viteve në Shqipëri kanë rënë tërmete të fuqishme, duke filluar nga ai i Shkodrës dhe i Llogarasë me 9 ballë si dhe tërmeti i Peshkopisë në 1967 me 8 ballë.

Tërmetet më të fuqishme në Shqipëri

  • Tërmeti i Shkodrës 1905, 9 ballë
  • Tërmeti i Llogarasë 1930, 8-9 ballë
  • Tërmeti i Peshkopisë 1942, 8 ballë
  • Tërmeti i Urës Vajgurore 1959, 7 ballë
  • Tërmeti i Peshkopisë 1967, 7-8 ballë
  • Tërmeti i Shkodrës 1979, 6.9 ballë
  • Tërmeti i Durrësit 2019, 6.4 ballë

Por a janë të sigurta ndërtimet e reja që janë bërë në Shqipëri në rast të rënies së një tërmeti?

A janë banesat dhe pronat tona të siguruara në rast lëkundjesh sizmike?

A nxorrëm mësime nga tërmetet e 2019-ës?

Sigurimi i Pronës nga Tërmeti

Sigurimi i Pronës nga Tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar të profesionit “vlerësues dëmesh në sigurime”, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.

Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse Sigurimi i Pronës nuk është shpenzim, por investim!

Çfarë mbulon Sigurimi nga Tërmeti?

Nëse ju godet një tërmet, polica e sigurimit do të mbulojë:

Banesën: Dëmet e riparimit të shtëpisë suaj dhe strukturës.

Mbulimi i pasurisë personale: Rimbursimi i kostove për pasurinë e dëmtuar.

Në varësi të zgjedhjes suaj, polica e sigurimit mund të mbulojë edhe dëmet nga: Zjarri, eksplozioni, rrufeja, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, stuhia, thyerja e xhamave dhe vjedhja.

Kostot?

Çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë, që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 € ose rreth 30 lekë/ditë.

Me fjalë të tjera ne “kursejmë” 30 lekë/ditë (sa bakshishi që i lëmë një kamerieri kur pimë kafenë e mëngjesit) për të luajtur “bixhoz” me natyrën (tërmetin).

Mos luani me rrezikun!

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.
Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

Whatsapp: 068 60 62 829

ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat