Greqia, si shumë vende të tjera, është prekur nga ndryshimet klimatike.
Zjarret shkatërruan veriun vitin e kaluar, më pas stuhia ‘Daniel’ shkatërroi një pjesë të madhe të tokave në Greqinë qendrore shtatorin e kaluar duke ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vendit mesdhetar për t’u përballur me një klimë gjithnjë e më të çrregullt.
Edhe një stuhi tjetër, ‘Elias’, përmbyti rreth 35,000 hektarë pranë liqenit Karla në fushën e Thesalisë, i cili përbën 25% të prodhimit bujqësor të Greqisë dhe 5% të PBB-së. Rreth 30,000 fermerë u prekën në të gjithë krahinën.
I ulur në një motobarkë të vogël, fermeri Babis Evangelinos ecën mbi tokën që dikur kultivonte bajame në Thesalinë në Greqinë qendrore.
Parcela e tij e vogël, pranë liqenit Karla, është midis dhjetëra mijëra hektarësh me fusha pambuku, bajamesh dhe tokash të tjera që u shkatërruan nga përmbytjet e paprecedentë vitin e kaluar në një nga shportat kryesore të bukës në Greqi.
Pesë muaj më vonë, pjesa më e madhe e zonës mbeten ende nën ujë. Një stacion pompimi i destinuar për të ndaluar përmbytjet është mbyllur në një liqen të cekët.
“Situata është zhgënjyese. Nuk mund ta imagjinoja kurrë që ato përmbytje do të shkatërronin çdo gjë. Dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja se do të më duhej të hipja në një varkë për të parë tokën time. Vepra e një jete është shkatërruar.”
Evangelinos priste që nga mbjellja e bajameve të merrte rreth 10 tonë gjatë sezonit, që përkthehet në një fitim rreth 20,000 euro, por arriti vetëm 40% të kësaj. Tani ai nuk është i sigurt se si do t’i paguajë shpenzimet e universitetit të dy vajzave të tij.
“Është shumë e trishtueshme. Sepse ato pemë që shihni tani janë 20 dhe 30 vjeçare. Deri para përmbytjeve i mbillja dhe çdo vit kujdesesha për to. Kur jepte fryte dhe e shihja se përpjekjet e mia ishin shpërblyer, prisja më pas prodhimin për të mbajtur familjen, por gjithë sakrifica tani humbi.”
Po në Shqipëri, sa të mbrojtur janë fermerët?
Në 3 dekadat e fundit qindra mijëra njerëz në Shqipëri janë prekur nga katastrofat natyrore dhe pavarësisht rrezikut, sërish niveli i ndërgjegjësimit është minimal apo thuajse zero.
Shqipëria numëron qindra mijë fermerë në të gjithë vendin por numri i atyre që janë siguruar për të mbrojtur punë e tyre, numërohet me gishtat e dorës. Dhe këta, bejnë pjesë në kontigjentin e atyre që kanë punuar jashtë vendit dhe kanë krijuar një kulturë europiane në këtë drejtim.
Kjo ka ndodhur ndoshta për mungesë informacioni, kulture sigurimi, apo për shkak të justifikimit zhargon, ‘se nuk kanë mundësi ekonomike’. Ndërkohë që me shumë pak para, nuk do të kishin nevojë të luteshin tek institucionet shtetërore për kompensime që as moralisht nuk u bëjnë punë dhe për kompensime që ndoshta s’do t’i marrin asnjëherë.
Çfarë ofrojnë kompanitë e sigurimeve?
Kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria është përpjekur vazhdimisht të ndërgjegjësojë fermerët për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto jo vetëm për ekonomitë familjare por edhe për atë kombëtare.
Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.
Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.
Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.
“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.
Por mesa duket, bujqit nuk preferojnë ta transferojnë rriskun te shoqëritë e sigurimeve, por duan ta mbajnë atë vetë, duke shpresuar tek “”zemërgjërësia” e tekeve të natyrës.
Eksperienca botërore dhe ajo rajonale në këtë fushë karakterizohet nga mbështetje buxhetore për kompensimin e vlerës së primit te sigurimit. Prej 2 vitesh, edhe tek ne, po diskutohet per një projekt të tillë (ku shteti të marrë përsipër pagesën në masën 50% të primit të sigurimit dhe pjesën tjetër ta paguajë fermeri), por që ende nuk është konkretizuar pasi po “fle” në sirtaret e institucioneve.
Ndërkohë, bankat dhe institucionet e mikrofinancës e kanë ndër kushtet kryesore sigurimin e produktit apo investimit ne bujqësi, c’ka përbën edhe një pengese serioze për fermerin që të marrë financim pa qenë i siguruar.
Për më të “zgjuarit”, kompanitë e sigurimeve kanë paguar dhjetëra mijëra euro dëmshpërblime, në rastet kur këta fermerë janë prekur nga fatkeqësitë natyrore.
Zgjedhja është e fermerëve – të sigurohen dhe të përfitojnë dëmshpërblim apo të rrinë me sytë nga qielli duke pritur se kur humbja do t’u trokasë tek dera!
Shkruani tani për të marrë një ofertë:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829