Për herë të parë, ngrohja globale ka tejkaluar 1.5°C. Kjo shkelje e parë njëvjeçare nuk e thyen marrëveshjen e Parisit, por e afron botën më afër për ta bërë këtë në planin afatgjatë, sipas shkencëtarëve.
Në muajt e fundit, një fenomen natyror i ngrohjes së klimës i njohur si ‘El Niño’ i ka dhënë gjithashtu një rritje shtesë temperaturave të ajrit.
Temperaturat mesatare globale të ajrit filluan të kalojnë 1.5°C pothuajse çdo ditë në gjysmën e dytë të vitit 2023, kur ‘El Niño’ filloi dhe kjo ka vazhduar në vitin 2024.
“Të kalosh mbi 1.5°C të ngrohjes në një mesatare vjetore nuk është ndonjë befasi e madhe, por bota duhet ta dijë se çfarë të bëjë më pas”, thonë shkencëtarët.
Por aktivitetet njerëzore nënkuptojnë se temperaturat përfundimisht do të vazhdojnë të rriten në dekadat e ardhshme, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Ekspertët kanë bërë thirrje se reduktimet e shpejta të emetimeve të gazrave serrë janë mënyra e vetme për të ndaluar rritjen e temperaturave globale.
Udhëheqësit botërorë premtuan në vitin 2015 se do të përpiqen të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës në 1.5°C, gjë që shihet si thelbësore për të ndihmuar në shmangien e ndikimeve më të dëmshme.
Një raport historik i OKB-së në 2018 tregoi se rreziqet nga ndryshimet klimatike të tilla si valët e të nxehtit intensiv, rritja e nivelit të detit dhe humbja e jetës së egër ishin shumë më të larta.
Ndërkaq në një raport të fundit, bota përjetoi janarin e saj më të nxehtë të regjistruar, duke vazhduar një seri nxehtësie të jashtëzakonshme të nxitur nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu edhe dhjetori i vitit të kaluar ishte më i ngrohti duke thyer rekordin e vitit 2020. Viti 2023 u rendit si viti më i nxehtë i planetit në rekordet globale që nga viti 1850, pasi ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit dhe fenomeni i motit ‘El Nino’, i bënë temperaturat edhe më të larta.
Çfarë do të thotë kjo?
Megjithëse një ndryshim gjysmë gradë Celsius në rritjen e temperaturës mund të duket i parëndësishëm, ndryshimi për jetën në Tokë mund të jetë i madh.
Ja çfarë presin shkencëtarët
- Stuhitë ‘të padëgjuara’ bëhen më të zakonshme
Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta. Me temperaturat e oqeanit më të larta në Gjirin e Meksikës, uraganet po intensifikohen me një ritëm më të shpejtë.
Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.
- Shkrirja e akullit çon në qytete të përmbytura
Skenari mund të jetë shumë më i keq nëse akullnajat e Antarktidës shpërbëhen me një ritëm më të shpejtë sesa presin shkencëtarët.
Niveli i deteve do të rritet me 25,4 deri në 76,2 cm, duke vënë dhjetëra miliona njerëz në rrezik.
- Rreth 14% e njerëzve do të ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme
Zjarret në dekadat e fundit janë një problem i përhershëm global sidomos në zonat rurale dhe natyrore, prandaj çdo vit po synohet të merren masa për parandalimin e tyre.
Sipas organizatës “Oxfam” çdo vit digjen nga zjarret më pak se 350 milionë hektarë pyje në nivel global. Zjarret vrojtohen në shumë vende të botës duke kërcënuar direkt popullatën lokale. Përsëritja e përvitshme e ngjarjeve të tilla të konsideruara katastrofa natyrore me intensitete në rritje sjell pasoja ekonomike dhe sociale.
Zgjerimi i zjarreve lidhet ndër tëtjera me ndryshimet klimaterike, specifikisht nga rritja e temperaturave.
Shqipëria, vendi më i rrezikuar në Ballkan nga katastrofat natyore
Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Ballkanin Perëndimor nga katastrofat natyrore sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Harvardit.
Edhe sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të rrezikut nga katastrofat natyrore në Europë, duke përmendur përmbytjet dhe tërmetet.
“E ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme natyrore, veçanërisht përmbytjeve dhe tërmeteve, Shqipëria ka nivelin më të lartë të rrezikut nga katastrofat në Evropë sipas Indeksit Botëror të Rrezikut 2019 (Bündnis Entwicklung Hilft dhe RUB 2019).
Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të rrisë më tej ashpërsinë dhe / ose frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë. Duke ndryshuar modelet e fatkeqësive të tilla, ndryshimi i klimës gjithashtu i bën të dhënat historike mbi katastrofat udhëzues më pak të besueshëm për të ardhmen”, thotë ndër të tjera raporti i BB-së.
Pse duhet të sigurohemi?
Rastet e zjarreve, përmbytjeve apo tërmeteve kanë qenë kryefjala e viteve të fundit. Me rastin e rritjes së temperaturave këto katasrofa mund të jenë akoma më fatale për shqiptarët.
Sa prej shqipëtarve janë të mbrojur nga këto katastrofa?
E me gjithë rreziqet që na qëndrojnë mbi kokë, sërish mbetemi të fundit në rajon dhe Evropë për densitetin e sigurimeve.
Sipas raportit vjetor të Autoritetitt ë Mbikqyrjes Financiare (AMF), në Sigurimet e Pronës, Përgjegjësive, Garancive gjatë vitit 2023 u shpenzuan afërisht 38 milionë euro.
Vendin e parë në këto portofole e zë Sigurimi nga Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.40%, (rreth 25 milionë Euro) të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.90% të totalit.
Sigurimi mbron pasurinë dhe ul rrezikun financiar
Shumë katastrofa nuk mund të shmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithsesi efektet e tyre ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet një manaxhimi të mirë dhe parandalimi.
Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit. Nga vlerësimi dhe matja e riskut të katastrofave, modelimi i tij, ne do të përpiqemi të tregojmë se cilat janë mënyrat më të mira për të manaxhuar riskun që lidhet me ngjarjet katastrofike, sa i kushtojnë ekonomisë dhe si mund të implementohen në vendin tonë.
Fatkeqësitë natyrore janë të shoqëruara me humbje në numër të madh jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit të ekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.
Vitet e fundit shpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmeve të shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh për zhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona të prekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.
Ndikimi i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit