5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë më mbulon SIGAL UNIQA? Sa është vlera maksimale e dëmshpërblimit?.../ Gjithçka...

Çfarë më mbulon SIGAL UNIQA? Sa është vlera maksimale e dëmshpërblimit?…/ Gjithçka duhet të dini mbi Sigurimin e Shëndetit

“Shëndeti i klientit vjen i pari”

Kjo është motoja që ka shoqëruar kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria gjatë 25 viteve të aktivitetit të saj duke bërë që si në çdo produkt tjetër, edhe në ato të Shëndetit të jetë lidere në treg.

Ajo ishte e para kompani Sigurimi në Shqipëri që në vitin 2007 ofroi Sigurimin Privat të Shëndetit, në një kohë kur në vendin tonë nuk operonte asnjë spital privat.

Ndërsa sot, kompania më e madhe dhe më e besuar, aktive në tre shtete (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut) i ofron klientëve të saj një mori produktesh, avangarde dhe unike për vendin dhe jo vetëm, duke nisur nga “Sigurimi Anti-Tumor”, “Karta Jetës Plus”, “Gold”, “Silver”, “Standard”, “Karta e Kujdesit Shëndetësor” për të mitur dhe të rritur, “Check Up sipas Protokollit Japonez”, “Teleshëndet” etj, të cilat e bëjnë atë kompaninë më avangarde në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Por edhe pse janë me mijëra njerëz që kanë përfituar nga këto sigurime, brenda apo jashtë Shqipërisë, ka ende shumë klientë që vazhdimisht bëjnë pyetje lidhur me produktet e sigurimit të shëndetit dhe mbulimet që ato ofrojnë.

Për këtë arsye, ne kemi përgatitur më poshtë disa pyetje-përgjigje, të cilat shpresojmë se do t’ju vijnë në ndihmë.

Kam sigurim shëndeti në SIGAL UNIQA. Çfarë shërbimesh më mbulon?

  • Trajtime me shtrim në spital.
  • Trajtime pa shtrim në spital.

Çfarë është pjesa e zbritshme, pjesëmarrja, franshiza?

  • Pjesa e zbritshme është risk i të siguruarit për ngjarje që paguhet nga i siguruari / ose pjesa e parë e një shpenzimi të mbuluar.
  • Pjesëmarrja ose ranzhiza është pjesëmarrja në pagesën e dëmit.

Sa është afati im i rimbursimit? (Shëndet privat, shëndet në udhëtim, aksidente personale)

Afati është 1-21 ditë pune, në varësi të kontratës së sigurimit.

Sa është afati i dorëzimit të dokumentacionit nga data që kam kryer shërbimin?

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është 30 ditë.

Rimbursimin tim e përfitoj vetëm unë apo edhe familjarët e mi?

Rimbursimin e përfitoni vetëm ju.

Nuk kam numër llogarie, si mund ta marr rimbursimin tim?

Mund ta merni me check ose duke i lëshuar prokurë një familjari.

A mund ti dërgoj dokumentat me e-mail apo edhe fizikisht?

Fizikisht ose në aplikacionin e dëmeve.

Ku mund ta gjej formuluarin për rimbursim / garanci pagese?

Mund ta gjeni në faqen zyrtare të SIGAL UNIQA, www.sigal.com.al

Pse nuk është rimbursuar e gjithë shuma e kërkuar?

Ju mund ta gjurmoni online kërkesën tuaj për rimbursim dhe aty e keni të sqaruar, sipas kushteve të kontratës së sigurimit.

A mund të rivlerësohet praktika ime nëse paraqes dokumentacionin e nevojshëm? Apo humbas të drejtën e rimbursimit?

Po, mund të rivlerësohet praktika juaj me plotësimin e dokumentacionit.

A mund t’ja jap kartën time të sigurimit dikujt tjetër nga familja ime për ta përdorur?

Jo. Nuk mund t’ja jepni askujt. Karta e sigurimit është individuale.

A duhet të paraqes kartën time sa herë që marr shërbime?

Po. Karta paraqitet sa herë paraqitesh në spital për të përfituar zbritjet përkatëse dhe për të marrë shërbimet si klient i privilegjuar SIGAL UNIQA.

SHËNDETI PRIVAT

Kam kartën Gold /Silver / Standard. Sa është vlera maksimale e policës?

  • Karta Gold ka limit maksimal 500,000 Euro
  • Karta Silver ka limit maksimal 150,000 Euro
  • Karta Standard ka limit maksimal 50,000 Euro

Dua të kryej një ndërhyrje kirurgjikale. Cila është procedura?

Plotëson formularin kërkesë për autorizim paraprak duke bashkëngjitur rekomandimin e mjekut dhe çdo dokumentacion shtesë që lidhet me ndërhyrjen kirurgjikale që do kryeni.

A mund ta kryej ndërhyrjen në shtet? Çfarë benefitesh kam nga polica ime nëse këtë ndërhyrje e kryej në shtet?

Po mund ta kryeni ndërhyrjen në spital publik (shtet) dhe të përfitoni 50% të vlerës sikur ju të kishit kryer këtë ndërhyrje në spital privat, gjithmonë referuar çmimeve të rrjetit mjekësor SIGAL UNIQA.

A më mbulohen ndërhyrjet estetike?

Kontrata e sigurimit nuk parashikon mbulimin e ndërhyrjeve për qëllime estetike.

Penalizohem nëse nuk marr miratim paraprak nga SIGAL UNIQA për kirurgjinë time?

Nëse nuk merret miratimi paraprak nga SIGAL UNIQA atëherë shpenzimet mbulohen me 70% të vlerës, gjithashtu duke ju referuar edhe çmimeve të arsyeshme dhe të zakonshme nëse shërbimi është marrë jashtë rrjetit mjekësor SIGAL UNIQA.

Kam të drejtë unë ti kryej analizat që më janë rekomanduar? Më mbulohen nga kontrata?

Analizat që do kryeni mbulohen nëse janë të justifikuara nga diagnoza/ shqetësimi që ju keni. Mjeku mund të rekomandoj dhe analiza që nuk lidhen me diagnozën duke përjashtuar apo zgjeruar fushën në të cilën dyshon por kjo jo gjithmonë mbulohet nga kontrata e sigurimit.

A mund të shkoj në spital për të kryer analizat rutinë, pa patur asnjë shqetësim?

Nuk mund të shkosh në spital për të kryer analiza rutinë dhe as ekzaminime pa rekomandim mjeku me arsye.

Mjeku më ka rekomanduar disa analiza, sa afat kam për ti kryer nga data e rekomandimit?

Brenda një afati 1-2 javor.

Për të kryer një resonancë / scanner / pet scan nevojitet rekomandim i mjekut të familjes apo mjekut specialist?

Për çdo imazheri që kryhet nevojitet rekomandimi mjekut specialist me diagnose. Pra të jetë e shënuar arsyeja se përse do te kryhet.

Rekomandimi im nuk është i plotë, a mund të sjell një të ri që të më rimbursohen?

Rekomandimi mund të sillet i ri me arsye mjekësore, diagnose, që justifikon kryerjen e shërbimeve mjekësore.

Sa herë në vit mund të kryej check-up?

Check UP-i mund të kryhet 1 herë në vit.

Tek cili spital / klinikë mund ta kryej check up-in? A mund të ndryshoj listën e ekzaminimeve / analizave?

Check UP-i është i përcaktuar në kontratë për listën dhe vendin ku do kryhet.

A përfitoj syze falë kontratës sime ? Po skelet? Mund ti blej dhe në dyqan?

Duhet referuar listës së përfitimeve në kontratë. Nëse syzet janë të mbuluara mund të blihen vetëm në dyqane optike të licensuara dhe pjesë e rrjetit ekskluziv SIGAL UNIQA. Jo në dyqane të zakonshme.

A mund të kryej shërbime dentare (bërja e dhëmbëve, implante etj) me Kartën Standard, Silver apo Gold?

Duhet referuar listës së përfitimeve në kontratë. Në përgjithesi kartat Slver dhe Standard nuk kanë mbulim për dhëmbet, ndërsa karta Gold ka një mbulim maksimal x për dhëmbët.

Çfarë përfshihet tek shpenzimet dentare? Po estetika?

Tek sherbimet dentare përfshihen emergjencat, pastrim gurëzash, mbushje, heqje, implante deri në limitin maksimal, të përacaktuar në kontratë. Estetika dentare nuk mbulohet.

Jam shtatzënë dhe dua të di çfarë më mbulon siguracioni?

Shtatzania mbulohet sipas kartës që ju keni.

Çfarë konsiderohet komplikacion shtatzanie?

Komplikime shtazanie konsiderohet çd gjëndje e cila kërcënon/rrezikon jetën e nënës dhe fëmijes.

A mbulohen të gjitha medikamentet? Çfarë janë medikamentet pa princip aktiv?

Jo të gjitha medikamentet mbulohen. Medikamentet pa princip aktiv mjeksor janë ato barna, të cilat nuk kanë në përmbajtje një substrat aktiv farmakologjik (psh ibuprofen). Do të quhen medikamente pa princip aktiv mjekësor të gjitha preparatet me bazë bimore, integratore alimentare, vitamina, kremëra emoliente etj.

Ku mund ta gjejmë listën e medikamenteve pa princip aktiv / OTC?

Tek faqja zyrtare e Agjencisë se Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

A mbulohen vaksinat e rekomanduara nga mjeku?

Vaksinat, të cilat janë pjesë e skemës shtetërore, nuk mbulohen.

Çfarë do të thotë fizioterapi vetem në rast rehabilitimi ose riaftësimi?

Do të thotë fizioterapi, e cila rekomandohet pas një ndërhyrje kirurgjikale apo një gjendje shëndetësore të rënduar, e cila është deri diku jetike.

Ku mund ta gjej listën e rrjetit eksluziv mjekësor SIGAL UNIQA?

Mund ta gjeni në faqen zyrtare të SIGAL UNIQA, www.sigal.com.al

Cilat janë përfitimet e mia nëse marr shërbime në rrjetin ekskluziv SIGAL UNIQA?

Ju përfitoni zbritje për çdo shërbim mjekësor që do kryeni duke paraqitur kartën e sigurimit. Mbulohet apo jo nga kontrata, ju përsëri e përfitoni zbritjen.

Çfarë janë çmimet e referencës?

Çmime reference janë çmimet e rrjetit ekskluziv SIGAL UNIQA.

Çfarë janë çmimet të arsyeshme dhe të zakonshme?

Janë çmimet referencë të rrjetit mjekësore SIGAL UNIQA.

Si mund të kontrolloj statusin e kërkesës sime?

Ju mund të gjurmoni kërkesën tuaj për rimbursim online që nga momenti që protokollohet në sistemin e brendshëm të SIGAL UNIQA dhe deri në mbylljen finale të praktikës tuaj, duke lexuar dhe relacioni financiar për të qëne më i qartë me vlerësimin.

Statusi im rezulton se është mbyllur praktika, por në llogari nuk ka kaluar pagesa, si ta vërtetoj?

Pas mbylljes së praktikës duhet 2-3 ditë kohë për të kaluar në llogarinë tuaj vlera e rimbursuar.

Kontrata ime ka skaduar, shërbimet e kryera a mund ti sjell për rimbursim?

Po. Mund ti sillni për rimbursim deri në 30 ditë pas përfundimit të kontratës.

Kam marr shërbime gjatë përiudhes së pritje, mund të përfitoj rimbursim?

Gjatë përiudhes së pritjes mbulohen vetëm emergjencat mjekësore, asnjë shërbim tjetër.

Çfarë konsiderohet sëmundje paraekzistuese? Po nëse nuk kam qënë në dijeni të sëmundjes time, mund të përfitoj nga siguracioni?

Sëmundje paraekzistuese konsiderohet çdo sëmundje/gjendje shëndetësore e cila ka ndodhur para se te futesh në skemën e sigurimit. Dokumenti mjekësor dhe historiku i tij e vërteton kohën për të cilën x sëmundje mund të shfaqet, avancojë apo simptomat të cilat mund të jenë të dukshme, shqetësuese dhe në dijeninë ose jo të pacientit.

Kam policën “Shëndet Privat” dhe kam thyer këmbën, më mbulohen shërbimet?

Polica e shëndetit privat mbulon semundjet, por jo aksidente.

Kam kartën “Teleshendet“ dhe kam kryer disa shërbime, a më mbulohen?

Nuk mbulohen. Ju përfitoni vetëm zbritjet përkatese brenda rrjetit mjekesore SIGAL UNIQA.

Përfitojnë familjarët zbritje nga Karta ime “Teleshëndet”?

Jo, nuk perfitojnë.

 SHËNDETI NË UDHËTIM

Çfarë mbulon polica “Shëndeti në Udhëtim”?

Kjo policë mbulon vetëm emergjencat mjekësore, deri në vlerën maksimale të policës tuaj.

Jam në SHBA / Kanada / Japoni / Zvicër, a më mbulon polica “Shëndeti në Udhëtim” shërbimet që kam marr?

Në shumicën e policave vendet e mësipërme janë përjashtim. Gjithësesi duhet referuar policës tuaj së sigurimit.

Deri në çfarë vlerë paguhem nga polica „Shëndeti në Udhëtim“?

Ju paguheni deri në limitin maksimal të policës.

Çfarë konsiderohet shërbim emergjencë?

Emergjencë mjekësore konsiderohet çdo gjëndje shëndetësore, e cila kërcenon jetën tuaj dhe kërkon marrje urgjente të kujdesit mjekësor.

Mund të marrë shërbime dentare me policën “Shëndeti në Udhëtim”?

Jo. Ju nuk mund të merni shërbime dentare.

Ndodhem jashtë Shqipërisë dhe kam policën “Shëndeti në Udhëtim”. A mund të marrë shërbime dhe të paguaj apo paguan SIGAL UNIQA?

Ju paguani dhe aplikoni për rimbursim. SIGAL UNIQA paguan për emergjenca mjekësore, të cilat kanë vlera të konsiderueshme dhe i siguruari nuk ka mundësi ti paguajë vetë.

Dokumentacionin e siguron SIGAL UNIQA nga spitali apo duhet ti sjell unë?

Dokumentacionin e siguroni ju kur paguani dhe e siguron SIGAL UNIQA kur lëshon garanci pagese për ju.

Çfarë dokumentacioni duhet të paraqes pranë SIGAL UNIQA? Cili është afati i dorëzimit?

Ju njoftoni brenda 48 orëve me e-mail ose telefon SIGAL UNIQA-n, dhe dorëzoni dokumentacionin pasi të jeni kthyer në Shqipëri.

AKSIDENT PERSONALE

Çfarë konsiderohet aksident personal?

Aksident personal quhet ngjarja aksidentale, e cila i merr jetën të siguruarit, e lë pjesërisht ose plotësisht të paaftë për punë.

Kam humbur familjarin tim nga një aksident në punë, çfarë përfitoj nga policia e aksidenteve personale?

Ju përfitoni limitin maksimal që përcaktohet në kontratë.

Kam raport paaftësie nga shteti, çfarë përfitoj nga polica që kam me SIGAL UNIQA?

Ju përfitoni dëmshpërblim në bazë të kushteve të kontratës sipas rastit, nëse është paaftësi e përkohshme apo e përhershme.

Nga polica e aksidenteve personale përfitoj vetëm raportet e paaftësisë apo dhe shërbimet që kam marrë si pasojë e aksitentit?

Duhet referuar kushteve të kontratës.

Rasti i aksidentit tim është akoma në procedura hetimi (polici,prokurori), a mund të kërkoj unë dëmshperblim nga SIGAL UNIQA gjatë kësaj përiudhe?

Jo, nuk mund të kërkoni dëmshpërblim gjatë kësaj përiudhe.  Procedura e hetimit është vendimtare për përfitimin ose jo nga polica e aksidentetve.

“Jetë Plus” dhe “Anti Tumor”

Jam diagnostikuar me tumor, a mund të përfitoj nga polica Anti-tumor apo nga polica “Jetë Plus”? Mund të përfitoj nga të dy policat?

Po mund të perfitoni nga të dyja policat.

Polica “Jetë Plus” mbulon shpënzimet mjeskësore jashtë Shqipërisë.

Polica Anti-Tumor përfiton shpërblim fiks, shumën maksimale të policës, pasi diagnostikohesh.

Sa është shuma maksimale që përfitoj nga “Jetë Plus“?

Përfiton shumën maksimale 1 Milion Euro.

Sa është shuma maksimale që përfitoj nga Anti-Tumor?

Përfiton shumën maksimale që varion nga 5 mijë – 200 mijë Euro, sipas primit të sigurimit të paguar.

Si mund të përfitoj një “Opinion të dytë mjekësore” për diagnozën time?

Kontaktohet me stafin e SIGAL UNIQA diagnoza për të cilën duhet ky opinion dhe raportohet tek kompania jashtë për marrjen e shërbimit.

Nëse ende keni pyetje apo paqartësi, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat