15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO-VIDEO/ "Tekat e motit"! Përmbytjet godasin Kaliforninë e Jugut, në Argjentinë bëhet...

FOTO-VIDEO/ “Tekat e motit”! Përmbytjet godasin Kaliforninë e Jugut, në Argjentinë bëhet plazh

Stuhitë e fuqishme kanë goditur pjesën jugore të Kalifornisë, duke shkaktuar përmbytje.

Qyteti i Long Beach, në jug të Los Angeles, ishte një nga zonat më të goditura, pasi shirat e fuqishëm detyruan autoritetet që të mbyllnin autostradat dhe rrugët.

Më shumë se 50 aksidente u raportuan për shkak të përmbytjeve.

Stuhia nisi fillimisht në Oregon dhe Kaliforninë Veriore në fillim të kësaj jave dhe më pas u përhap në jug, duke shkaktuar dëme në Gjirin e San Franciskos me shira intensivë dhe erëra të forta.

Stuhia, sipas meterologëve pritet të zgjasë edhe përgjatë fundjavës me shira dhe erëra të fuqishme si dhe borë në Siera Nevada.

Nga ana tjetër, në Argjentinë është një pamje krejt ndryshe.

Argjentinasit shfrytëzuan plazhet, lumenjtë dhe dushe publike në Buenos Aires teksa një valë ekstreme nxehtësie ka përfshirë vendin.

LEXO EDHE: Franca dhe Gjermania në luftë me përmbytjet/ Ndryshimet klimatike, kërcënim edhe për Shqipërinë. Sigurohuni!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat