17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqia nuk gjen qetësi/ Lëkundje tërmeti në Athinë

Greqia nuk gjen qetësi/ Lëkundje tërmeti në Athinë

Greqia regjistron një tjetër tërmet.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë pak minuta me parë, me epiqendër 29 km në veri-lindje të kryeqytetit Athinë.

Magnituda e tërmetit ka qenë 4.8 ballë.

Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo dëme materiale.
Ashtu si Greqia, edhe Shqipëria ndodhet në një zonë shumë sizmike. 

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Përgjatë viteve në Shqipëri kanë rënë tërmete të fuqishme, duke filluar nga ai i Shkodrës dhe i Llogarasë, 9 ballë, tërmeti i Peshkopisë në 1967 8 ballë dhe tërmeti i 26 nëntorit 2019 6.4 ballë.

Tërmetet më të fuqishme në Shqipëri:

  • Tërmeti i Shkodrës 1905, 9 ballë
  • Tërmeti i Llogarasë 1930, 8-9 ballë
  • Tërmeti i Peshkopisë 1942, 8 ballë
  • Tërmeti i Urës Vajgurore 1959, 7 ballë
  • Tërmeti i Peshkopisë 1967, 7-8 ballë
  • Tërmeti i Shkodrës 1979, 6.9 ballë
  • Tërmeti Durrës-Tiranë-Laç, 6.4 ballë

LEXO EDHE“Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Besohej se tërmeti i vitit 2019 do të sillte reflektim lidhur me mënyrën se si do të administrohej rreziku ekonomik nga katastrofat natyrore. Por qytetarët duket se nuk kanë mësuar shumë nga ajo ngjarje tragjike, duke qenë të fundit në rajon dhe Europë sa i përket Sigurimit të Pronës.

 

Çmimi i sigurimit në Shqipëri

Çmimi i sigurimit të pronës është në nivelet rreth 1 euro/m², duke mos përmendur ofertat e limituara në kohë, që disa kompani kanë bërë, duke ofruar çmime fikse primi sigurimi, pavarësisht natyrës dhe sipërfaqes së pronës.

Kjo, në terma praktikë, do të thotë që për shtëpi me sipërfaqe 100 m², me vlerë 100.000 euro, primi që duhet të paguajë në vit do të ishte 100 m² * 1 €/m² = 100 €, e cila e shpërndarë si kosto mujore do ishte 100 € /12 muaj = 8.3 € ose rreth 30 lekë/ditë.

Me fjalë të tjera ne “kursejmë” 30 lekë/ditë (sa bakshishi që i lëmë një kamerieri kur pimë kafenë e mëngjesit) për të luajtur “bixhoz” me natyrën (tërmetin).

Mos luani me rrezikun!

Të bëhemi qytetarë të përgjegjshëm, të pavarur dhe me dinjitet: Le të bëhemi të gjithë pjesë e një komuniteti që vlerëson sigurinë dhe përgjegjësinë.

Investimi në sigurimin e pronës nuk është vetëm një veprim i mençur financiar, por gjithashtu një shenjë e kujdesit dhe respektit ndaj vetes dhe të tjerëve.

Duke patur një policë Sigurimi ne jemi qytetarë të pavarur dhe dinjitozë, pa patur nevojë të trokasim dyerve të institucioneve për ndihmë apo të presim disa vite për rikuperimin e dëmit.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

Whatsapp: 068 60 62 829

ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat