14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria e dyta në botë pas Japonisë për tërmete? Sizmologu sqaron studimin

Shqipëria e dyta në botë pas Japonisë për tërmete? Sizmologu sqaron studimin

Studimi i vitit 1957 që u publikua disa muaj më parë nga Arkiva e Shtetit, tregonte se Shqipëria, sipas një studimi italian ishte e dyta në botë pas Japonisë për aktivitet sizmik.

Kjo u kthye në një diskutim mjaft shqetësues për një pjesë të mirë të Shqiptarëve.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus, sizmologu Edmond Dushi u shpreh se viti 1950 është shumë herët për të patur një studim të tillë.

Kanë qenë vitet që filloi të futej koncepti i rajonizimeve në mënyrë masive. Dhe nisi të futej koncepti i modernizimit në këtë fushë. Sizmologjia është e vonë në kuptimin e monitorimit. Pamundësia për ta monitoruar dhe për ta matur tërmetin, ka qenë e tillë që vetëm pas 1900 ka filluar të futen sensorët e parë. Vitet 50 janë shumë herët për të thënë që është krijuar një database i tillë për të dhënë një konkluzion të qartë.

Por zonimet e para janë zonime kryesisht gjeologjike, bazuar në gjeologjinë e territorit të Shqipërisë dhe aty kanë nisur konceptet e para tektonike. Ka patur informacion në akrivat e vjetra, kryesisht perandoria osmane, ka nsiur të jenë bazat e sizmologjisë së para.

Ne nuk mund të bëjmë pa atë pjesë nga arkiva. Sizmologjia ka monitorim, shkencë dhe ndërveprime disiplinash të cilat çojnë drejt një analize më të qartë.

Kështu që viti 1957 është shumë i hershëm për të patur studimin se Shqipëria është e dyta në botë pas Japonisë për territor sizmik”, u shpreh sizmologu.

LEXO EDHE: Lëkundjet që “rizgjuan” rrezikun/ Pse vlen Sigurimi nga Tërmeti

Sipas Hartës sizmike të publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC), renditja e vendeve sipas frekuencës dhe amplitudës së nivelit sizmik është: Turqi, Greqi, Shqipëri, Itali dhe Rumani, të cilat ndiqen nga vendet e tjera të Ballkanit.

Në terma praktikë do të thotë që ne jemi në një zonë me aktivitet jo vetëm të theksuar sizmik, por edhe të përhershëm (“të përjetshëm”).

Për ta kuantifikuar në formate statistikorë, për çdo vit mund të shfaqen afërsisht 80 mijë tërmete tektonikë, nga të cilat, afro 10 janë shumë të fuqishëm ose ndryshe në çdo afërsisht 20 vite, mund të pritet të bjerë një tërmet i fuqishëm.

Kjo do të thotë që pavarësisht moshës që kemi, cilido shtetas në Republikën e Shqipërisë do të përjetojë të paktën njëherë në jetën e tij një tërmet.

LEXO EDHE: VIDEO/ E keni siguruar banesën tuaj? Mesazhi i fortë nga Jul Deda

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat