12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFitorja e padiskutueshme ndaj kancerit pasohet nga shqetësime të mundshme psikologjike

Fitorja e padiskutueshme ndaj kancerit pasohet nga shqetësime të mundshme psikologjike

Me përparimin e teknologjive dhe metodave të zbulimit të hershëm të kancerit, prognoza për gratë me kancer gjiri është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit.

Megjithëatë, me përmirësimet në normat e të prekurve nga kanceri i gjirit, vijnë edhe sfidat e tjera.

Marrja e një diagnoze të kancerit të gjirit dhe trajtimi në një moshë relativisht të re, pasohet nga një dëm fizik dhe emocional.

Nga heqja kirurgjikale e gjinjve deri te infertiliteti i mundshëm, te ndryshimet drastike brenda rutinës së tyre të përditshme, i riu me kancer të gjirit mund të pësojë humbje gjatë rrugëtimit të tyre.

Për shkak të urgjencës së trajtimit dhe shpenzimeve financiare, pacientëve shpesh nuk u jepet hapësira që u nevojitet për të përpunuar emocionalisht këto ndryshime. Si pasojë, të prekurit me kancer gjiri mund ta kenë të vështirë përballimin e pasojave të trajtimit të tyre.

Pas trajtimit të kancerit, gratë shpesh shprehin se përjetojnë simptoma të ngjashme me depresionin, ankthin, mosbesimin, rikthimin dhe shmangien. Ballafaqimi me këto simptoma sjell sfida shtesë.

Adresimi i shqetësimeve psikosociale

Simptomat psikologjike që shfaqen pas trajtimit shpesh injorohen, shpërfillen ose mbeten të panjohura për ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe të afërmit e pacientëve. Të prekurit nga kanceri i gjirit shpesh vazhdojnë të ndihen të humbur, të turpëruar ose të keqkuptuar, gjë që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Ata mund të luftojnë për t’u përshtatur me jetën e tyre pas trajtimit dhe cilësinë e tyre të re të jetës për shkak të ndryshimeve të trupit të tyre, efekteve anësore të vazhdueshme dhe perceptimit të tyre të zhvendosur se si e shohin veten.

Roli i Ofruesve të Kujdesit Shëndetësor

Ka mënyra se si ofruesit e kujdesit shëndetësor mund t’i ndihmojnë të prekurit të lundrojnë përmes ndikimeve psikosociale pas trajtimit të kancerit të gjirit. Ndërhyrje të tilla mund të ndihmojnë në rritjen e prognozës së pacientëve, si dhe në rritjen e cilësisë së jetës së tyre. Më poshtë janë hapat që të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të përfshijnë në praktikën e tyre të përditshme për të siguruar një tranzicion të suksesshëm pas trajtimit.

1-Bëni pyetje dhe njihuni me pacientin tuaj. Eksploroni se si pacientët përballen mendërisht ose nëse po përjetojnë ndonjë sfidë kohët e fundit. Pyetini nëse kanë mbështetjen e duhur fizike dhe mendore.

2-Shperfillja e asaj që ndjejnë. Kur një pacient shpreh një ndenjë ose shqetësim, shamngni minimizimin e ndjenjave të tij. Për shembull nëse është një ditë që pacienti është me moralin e duhur, ka nevojë për suportin tuaj.

3-Mblidhni burimet e duhura. Mësoni rreth burimeve të ndryshme që mund të jenë në dispozicion të pacientëve tuaj nëse ata shprehin shqetësime psikosociale. Kjo përfshin njohjen nëse qendra juaj e trajtimit ofron grupe mbështetëse ose shërbime këshillimi, si dhe burime lokale. /SIGAL UNIQA 

LEXO EDHE‘Tetori Rozë’ dhe ofertat novatore të SIGAL UNIQA/ Ponari në “Wake UP”: Mbështetje financiare që secili të diagnostikohet dhe kurojë kancerin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat