-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHistori prekëse e 19-vjeçares nga Korça/ Shkon të dhurojë gjak, zbulon se...

Histori prekëse e 19-vjeçares nga Korça/ Shkon të dhurojë gjak, zbulon se ka kancer

Në studion e “Rreze Dielli” në Report Tv, u trajtua historia prekëse e vajzës nga Korça Darda Dhimo.

19-vjeçarja, studente e psikologjisë, përmes një komunikimi në skype, me një buzëqeshje admiruese dhe forcë të adhurueshme, tregoi sesi e zbuloi sëmundjen e leuçemisë.

Ajo tha se gjithçka ndodhi fare rastësisht dhe se nuk pati asnjë shenjë të sëmundjes teksa një ditë shkoi të dhuronte gjak, të bënte një vepër humane, të ndihmonte bashkëmoshatarët e saj, por aty jeta e saj do të merrte kthesën.

Analizat e menjëhershme treguan që jo vetëm s’mund te dhuronte gjak por ajo që mësoi në ato çaste ishte tronditëse.

”Nga një analizë gjaku teksa dëshiroja të dhuroja gjak, zbulova se vuaja nga sëmundja e leuçemisë dhe në ato momente jeta ime dhe e familjes time ndryshoi” tha ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se edhe pse fati e përballi me një sëmundje të tillë, sot ajo po tregon një forcë të admirueshme, duke luftuar me të gjitha forcat”.  

Aktualisht Darda është duke ndjekur terapinë intensive, ndërsa në rrjetet e saj sociale shkruan:

“Dje mjeku dha diagnozën: leuçemia akute. Gjithsesi, e vetmja zgjidhje që sugjerojnë mjekët është transplantimi i palcës, plus të gjitha procedurat duhet të ndiqen diku tjetër jashtë vendit. Tani e di që do të jetë një luftë e madhe e ndjekur nga shumë gjëra, shumë kimoterapi dhe shumë trajtime që do të çojnë në efekte anësore. Por në përgjithësi unë jam njeriu më paqësor këtu dhe Zoti më ka dhënë mua dhe mamasë time shumë forcë, edhe pse mjekët janë thjesht të befasuar dhe nuk kanë shumë shpresë këtu”.

Kanceri në Shqipëri

Mbi 6 mijë raste të reja me kancer identifikohen çdo vit në vendin tonë.

Sëmundjet kanceroze të diagnostikuara më shpesh në Shqipëri janë kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit. Kanceret e lëkurës, megjithëse me rrezikshmeri më të ulët, jane gjithashtu shumë të shpeshta.

Këto 3 kategori sëmundjesh tumorale përbëjnë së bashku pothuaj 40% të të gjitha rasteve të reja të raportuara çdo vit nga sistemi shëndetësor.

Shtrimet në spital në sistemin shëndetësor publik nga sëmundjet kanceroze dhe tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat.

Shifra në rritje raportohen edhe në nivel botëror.

Epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012

Si ndikoi COVID-19

Pandemia Covid-19 ka patur një ndikim negativ në shkallën e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë pasi ka bërë që të sëmurët të paraqiten në stad të avancuar dhe shkalla e vdekshmërisë të jete e lartë.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet krahasuar me 2020), si rezultat i rritjes së papritur të vdekshmërisë për shkak të COVID -19.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ishte 75.5 vjet nga 79.1 vjet që ishte në vitin 2019, ose 3.6 vite më pak. Gjatë pandemisë Covid -19 Shqipëria pati normat më të larta të vdekshmërisë shtesë në Europë.

Mjekët e shërbimit onkologjik në QSUT thonë se kjo situatë pritet të ndikojë te rritja e vdekshmërisë. Për 10 vitet e ardhshme, ata paralajmërojnë dyfishim të rasteve të reja me kancer nga plakja e popullsisë.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA?

“Jetë Plus” dhe “Anti-Tumor”, janë dy produkte unike, që mundësohen nga kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, dedikuar sëmundjeve të rënda.

Paketa e sigurimit “Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda: tumorin malinj, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, ndërhyrjet kirurgjikale në kokë, ndërhyrjet në shtyllën kurrizore dhe transplantin nga një dhurues i gjallë.

Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.

Për shkak të territorit të madh që mbulon, ka një mbulim tejet të zgjeruar i cili arrin deri në 1 milion Euro”.

Një tjetër paketë sigurimi, dedikuar sëmundjeve të rënda është edhe “Sigurimi anti-Tumor”.

Falë kësaj police sigurimi, nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, SIGAL UNIQA i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë, e cila varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro.

Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat.

Polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

Por mos harrojmë edhe shërbimin e “Opinionit të Dytë Mjekësor”, diçka që në Shqipëri e ofron vetëm SIGAL UNIQA Group Austria.

Opinioni i dytë mjekësor i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka. SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.

Opinioni i Dytë Mjekësor e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm.

“Jetë Plus”, “Sigurimi anti Tumor” dhe produkte të tjera unike për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat