2.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTenisti më i famshëm kroat, ambasador i markës "UNIQA" për Evropën Juglindore

Tenisti më i famshëm kroat, ambasador i markës “UNIQA” për Evropën Juglindore

Goran Ivanisevic është ambasadori i ri i kompanisë austriake të sigurimeve “UNIQA Insurance Group” për Evropën Juglindore ku bën pjesë Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Bullgaria.

Duke shkruar historinë si i vetmi tenist kroat që ka fituar “Wimbledon” dhe qenë anëtar i Sallës Ndërkombëtare të Tenisit të Famës në vitin 2021, Ivanisevic ka qenë gjithmonë një figurë sportive e respektuar për ndershmërinë dhe karizmën që e ka karakterizuar gjatë karrierës së tij.

Goran Ivanisevic iu përgjigj pozitvisht ftesës së “UNIQA Insurance Group” për t’u bërë ambasador i markës për rajonin e Evropës Juglindore, duke njohur më parë me vlerat që përqafon kjo kompani, ndër më prestigjozet në Austri dhe Evropë.

“Për sa i përket bashkëpunimeve me markat, zgjedh me kujdes se me kë do të punoj sepse më duhet të përputhem me vlerat që do të promovoj. Në UNIQA më tërhoqi menjëherë dëshira e tyre për t’i ofruar klientëve të tyre të shumtë në këto tregje jo vetem shërbimet me moderne por edhe vlera shtesë që ju mundësojnë një jetë më të mirë. Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime jam njohur shumë me përfitimet e siguracioneve sepse jeta e një sportisti është e mbushur me rreziqe të shumta për shkak se jemi të ekspozuar gjatë udhëtimeve dhe stërvitjeve.

Familja dhe shëndeti kanë qenë gjithmonë prioriteti im dhe një nga motivet më të mëdha për të arritur suksesin në sport. Prandaj besoj vërtet se përmes këtij bashkëpunimi mund të ndihmoj shumë njerëz të ndërgjegjësohen se “UNIQA Insurance Group” mund të jetë një partner i shkëlqyer në ruajtjen e shëndetit të tyre, shtëpisë dhe ndjenjës së përgjithshme të sigurisë në jetë”, shprehet Goran Ivanisevic.

UNIQA dhe Ivanisevic kanë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare bashkëpunimi.

Grupi UNIQA

Grupi UNIQA është një prej emrave kryesorë të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL).

Rreth 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë mbi 16 milionë klientëve në 18 vende.

Me një market share prej rreth 21%, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri.

Mbi 16 vite “UNIQA” në Shqipëri

“UNIQA” ishte dallëndyshja e parë nga Europa që vendosi të investojë në tregun financiar shqiptar dhe atë të rajonit dhe sot është më e besuara në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

23 mars 2007 ishte data do të shenjonte një moment shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe financiare të Shqipëri dhe të tregut të sigurimeve në veçanti: partneriteti “SIGAL – UNIQA Insurance Group”.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat