Më shumë se pesë mijë biznese agrokulturore janë goditur nga përmbytjet e ditëve të fundit në Itali duke lënë pas dëme kolosale.
Kafshë të mbytura dhe dhjetëra mijëra hektarë frutore, drithëra dhe struktura të përpunimit të produkteve bujqësore kanë përfunduar nën ujë.
Autoritetet vendore e krahasojnë situatën aktuale me atë pas një tërmeti të fuqishëm, duke shtuar se cdo gjë duhet rindërtuar.
Ndërkohë pritet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për zonat e përmbytura duke i dhënë dritën jeshile ndërhyrjeve të menjëhershme, që përfshijnë dhe bllokimin e pagesave të kredive.