1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Udhëtojmë më mirë së bashku"/ “Shëndet në Udhëtim”, raporti i AMF: SIGAL...

“Udhëtojmë më mirë së bashku”/ “Shëndet në Udhëtim”, raporti i AMF: SIGAL UNIQA më e besuara, zë mbi 70% të tregut

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 45.087 avionë, ndërsa kanë udhëtuar me linja ajrore 1.166.000 pasagjerë. Shifra këto që parashikohen të rriten në muajt në vazhdim.

Por këta qindra mijëra qytetarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë duhet të kenë me vete, përveç pasaportës dhe biletës së udhëtimit, edhe siguracionin “Shëndet në Udhëtim”, në mënyrë që të mos kenë probleme në kalimin e kufirit por edhe ti paraprijnë çdo surprize shëndetësore në shtetin ku po shkojnë.

Dhe nëse ka një kompani sigurimi që i besohet masivisht shëndeti edhe jashtë vendit, pa dyshim që është SIGAL UNIQA Group Austria.

Sipas raportit më të fundit të AMF, për periudhën janar-mars 2023, kjo kompani zotëron 71% të totalit të tregut duke lënë tek 7 kompanitë e tjera vetëm 19% të tij.

Në shifra konkrete, nëse 8 kompanitë së bashku ka arkëtuar 85,873,000 Lekë prime të shkruara, vetëm SIGAL UNIQA ka arkëtuar 60,620,000 Lekë prime gjatë këtij 3-mujori.

Ndarja e tregut (3-mujori i parë 2022)

Ndarja e tregut (3-mujori i parë 2023)

PSE SHQIPTARËT ZGJEDHIN SIGURACIONIN “SHËNDET NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?

“Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA, ju mbron financiarisht për çdo emergjencë mjekësore jashtë vendit.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Gjithashtu kjo policë mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të vdekjes.

Konkretisht, ky siguracion mbulon:

– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë

– Anullim Udhëtimi

– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

– Si dhe Emergjencat dentare.

Ky siguracion tashmë ofrohet edhe online.

Mjafton të klikoni në www.sigal.com.al dhe në pak sekonda siguracioni vjen tek ju duke ju kursyer kohë por edhe para.

Pa harruar që, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri që siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” e ofron edhe me mundësinë e “Anullim Udhëtimi”.

LEXO EDHE: Rasti i 13-vjeçarit në Turqi/ Me siguracion 4 euro në SIGAL, mbuloi 5500 euro shpenzime spitalore

Në botë shumë pak gjëra janë falas, për më tepër shëndetësia që kushton jo pak. Prandaj asnjëherë mos udhëtoni pa patur me vete siguracionin “Shëndet në Udhëtim”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Udhëtojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat