Sëmundjet tumorale janë bashkëveprim i faktorëve gjenetik së bashku me karakteristikat individuale si mosha, gjinia, raca, etniciteti dhe faktorëve të tjerë ambientalë.
Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe mund të ndikojë te të gjithë ne, në
mënyrë direkte apo indirekte përgjatë jetës sonë.
Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për afro 10 milionë vdekje në vit.
Kanceri në Shqipëri
Mbi 6 mijë raste të reja me kancer identifikohen çdo vit në vendin tonë.
Sëmundjet kanceroze të diagnostikuara më shpesh në Shqipëri janë kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit. Kanceret e lëkurës, megjithëse me rrezikshmeri më të ulët, jane gjithashtu shumë të shpeshta.
Këto 3 kategori semundjesh tumorale përbëjnë së bashku pothuaj 40% të të gjitha rasteve të reja të raportuara çdo vit nga sistemi shëndetësor.
Shtrimet në spital në sistemin shëndetësor publik nga sëmundjet kanceroze dhe tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat.
Shifra në rritje raportohen edhe në nivel botëror.
Epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012
Si ndikoi COVID-19
Pandemia Covid-19 ka patur një ndikim negativ në shkallën e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë pasi ka bërë që të sëmurët të paraqiten në stad të avancuar dhe shkalla e vdekshmërisë të jete e lartë.
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet krahasuar me 2020), si rezultat i rritjes së papritur të vdekshmërisë për shkak të COVID -19.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ishte 75.5 vjet nga 79.1 vjet që ishte në vitin 2019, ose 3.6 vite më pak. Gjatë pandemisë Covid -19 Shqipëria pati normat më të larta të vdekshmërisë shtesë në Europë.
Mjekët e shërbimit onkologjik në QSUT thonë se kjo situatë pritet të ndikojë te rritja e vdekshmërisë. Për 10 vitet e ardhshme, ata paralajmërojnë dyfishim të rasteve të reja me kancer nga plakja e popullsisë.
SIGURIMI ANTI-TUMOR
Tumoret malinje dhe beninje mund të shkatërrojnë ambiciet tona në jetë dhe të na lënë me shqetësime emocionale dhe financiare.
Epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012
Megjithatë, ne e dimë se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme dhe shumë lloje kanceri janë të shërueshme nëse zbulohen herët në kohë.
Për këtë arsye, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria solli këtë fillimviti për herë të parë në vendin tonë një siguracion dedikuar pikërisht këtyre sëmundjeve, Sigurimi Anti-Tumor.
Ky siguracion është ndërtuar në mënyrë të atillë për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari që diagnostikohet me këto sëmundje në lehtësimin e barrës financiare dhe në përqëndrimin total në luftën ndaj sëmundjes.
Benefitet Policës së Sigurimit Anti-Tumor:
Të gjithë së bashku duhet të bëjmë diçka për të ulur impaktin negativ të kancerit në botë dhe të shpëtojmë miliona jetë duke ulur barrierat në mënyrë që të semurët të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimet parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese të kancerit, pa menduar për kostot financiare.