Organizata botërore “Save the Children” ka publikuar raportin për vitin 2021 ku thotë se numri i fëmijëve të shtyrë në prag të varfërisë në Bashkimin Europian u rrit me 200,000 në vitin 2021 ose në 19.6 milionë.
Sipas raportit një në katër fëmijë në bllok ishte në prag të varfërisë dhe përjashtimit social në fund të vitit 2021, për shkak të një kombinimi faktorësh duke përfshirë koston e jetesës, krizën klimatike dhe COVID- 19 pandemi e cila rezultoi në humbje të të ardhurave për shumë familje.
Menaxheri i avokimit për varfërinë e fëmijëve dhe pabarazinë sociale në Save the Children Gjermani, Eric Großhaus e përshkroi shifrën si “shkatërruese” dhe i kërkoi Gjermanisë, e cila përbën mbi 10% të fëmijëve që jetojnë në varfëri në BE, “që më në fund të përmbushë premtimet e saj për për të trajtuar varfërinë e fëmijëve”.
Situata në disa vende për të cilat Save the Children mblodhi të dhëna më të fundit, ka të ngjarë të jetë bërë më e zymtë për shkak të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojave negative që ka pasur në çmimet e ushqimeve dhe energjisë.
40% e familjeve rumune, për shembull, pësuan rënie të të ardhurave të tyre në 2022, krahasuar me një vit më parë. Kjo pavarësisht se shpenzimet e tyre janë rritur me 98%.
Fëmijët me prindër emigrantë, refugjatë, azilkërkues, fëmijë pa dokumente dhe të pashoqëruar, janë ndër më të goditurit. Në rezik janë gjithashtu fëmijët në familjet me një prind, familjet me disavantazhe të mëdha, fëmijët me aftësi ndryshe dhe fëmijët që u përkasin pakicave etnike.
Save the Children tha se sheh shpresë në zbatimin e Garancisë Europiane të Fëmijëve (European Child Guarantee), për të parandaluar dhe luftuar përjashtimin social, duke garantuar akses efektiv të fëmijëve në një sërë shërbimesh kyçe, duke përfshirë edukimin dhe kujdesin falas në fëmijërinë e hershme, arsimin falas, kujdesin shëndetësor falas, ushqimin e shëndetshëm dhe strehim të përshtatshëm.
Propozimi u prezantua nga Komisioni Europian në vitin 2019, me miratimin e Këshillit Europian në qershor 2021. Megjithatë, vetëm 19 nga 27 shtetet anëtare të bllokut kanë dorëzuar Planin Kombëtar të Veprimit që duhej të hartonin deri në mes të marsit 2022.
“Garancia Europiane e Fëmijëve, mban çelësin për adresimin e pabarazisë në rritje dhe ofrimin e një të ardhmeje më të mirë për miliona fëmijë. Qeveritë duhet të sigurohen qe ta shfrytëzojnë plotësisht këtë kornizë kundër varfërisë së fëmijëve, si dhe të përdorin planet kombëtare të veprimit për të zbatuar atë”, tha në një deklaratë Drejtuesja e Save the Children për Europën.
“Tani është koha për vendime të guximshme dhe financime strategjike, për të zgjeruar me shpejtësi mbrojtjen dhe për të zbutur krizat për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të fëmijëve,” shtoi ajo.
Çfarë përmban raporti për Shqipërinë
Shqipëria është ndër vendet më të varfra në Europë. Në vitin 2020, 53.9% e fëmijëve në Shqipëri po rriteshin në kufirin e varfërisë ose përjashtimit social.
Vetëm 1% deri në 5% e romëve dhe egjiptianët e Ballkanit, të moshës 7-20 vjeç, kanë përfunduar shkollën e mesme.
Rreth 60% e nxënësve në Shqipëri ishin analfabetë funksionalë në vitin 2018. Vendi u rendit në vendin e 61-të nga 78 vende në renditje.
Gratë dhe vajzat përballen më shumë me rrezik të dhunës në familje dhe gjinore, si dhe janë më të rrezikuarat për të hasur vështirësi ekonomike dhe përkeqësim të shëndetit emocional dhe mirëqenies.
Në 2020, pandemia e COVID-19 ndikoi negativisht në ekonominë shqiptare, duke përforcuar më tej pabarazitë ekzistuese.
Reagimi i qeverisë dhe përdorimi i fondeve
Shqipëria ka bërë përmirësime në aksesin në arsim dhe në rritjen e rezultateve të të mësuarit nëpërmjet zbatimit të disa reformave, që përfshijnë zhvillimin e një kuadri të kurrikulës të bazuar në kompetenca, standardet e mësuesve dhe një tregues për vlerësimin e institucioneve arsimore.
Së fundmi, Shqipëria ka ristrukturuar agjencitë kryesore përgjegjëse për mbështetjen e sistemit arsimore, në përpjekje më tepër për të decentralizuar kontrollin e insitucioneve qendrore dhe për të përmirësuar shërbimin e arsimit.
Megjithatë, pabarazitë në mundësitë dhe rezultate, vazhdojnë të ekzistojnë në të gjitha gruper e popullsisë
Përgjigja Strategjike Kombëtare, ka identifikuar zbatimin e Axhendës për Fëmijët 2022 – 2026.
Ky plan synon eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve, në përputhje me Prioritetin IPA III, për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, neglizhenca dhe shfrytëzimi.
Ekziston gjithashtu gjithashtu Planin Kombëtar i ardhshëm i Aksionit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025.
Në vitin 2019, shpenzimet kombëtare për arsimin përbënin vetëm 3.3% të GDP-së, më pak se vende ttë tjera të Ballkanit Perëndimor. Në 2021-2023, buxheti i arsimit do të vazhdojë të tkurret dhe shumica nga fondet do t’i ndahen mësuesve për paga dhe shpenzime operative.
Shqipëria do ta ketë të vështirë ta arrijë fitime të rëndësishme në arsim, pa investime më të larta në këtë fushë. Një rishikim i fundit i Axhendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017–2020, 39 % e treguesve të rënë dakord ishin arritur, me 44 % të arritur pjesërisht, dhe 87 % të shpenzimeve të parashikuara janë shpenzuar, me mbulim nga buxheti i shtetit 59% e shpenzimeve të raportuara dhe financimi i donatorëve ishte 41 %.
Këto të dhëna tregojnë një shpërndarje shumë të ulët dhe të paqëndrueshme të buxhetit nga ana e qeverisë.
Evropa është një nga rajonet më të pasura të botës, megjithatë raporti zbuloi një rritje alarmante të numrit të fëmijëve dhe familjeve që jetojnë me varfëri dhe përjashtim social si rezultat i kostos së jetesës, krizës klimatike dhe pandemisë COVID-19./ Euronews