14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, shpenzimi mesatar për...

Shqipëria mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, shpenzimi mesatar për sigurimin e pronës vetëm 6 euro për frymë

Tërmetet e forta në Turqi sollën edhe një herë në kujtesë rrezikun e lartë nga fatkeqësitë natyrore.

Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe në nëntor të vitit 2019 u përball me një tërmet të fortë që shkaktoi 51 viktima, shumë të plagosur dhe dëme të mëdha në ndërtesa.

LEXO EDHE: Tërmetet/ Shërbimi Sizmiologjik Zviceran: Më të rrezikuarat janë Shqipëria, Turqia, Greqia, Italia dhe Rumania

Pavarësisht këtij rreziku permanent, të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për vitin 2022, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronave nga katastrofat kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, ose më pak se 16 milionë euro.

Shpenzimi mesatar për frymë për sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore vlerësohet në më pak se 6 euro për frymë ose më pak se 21 euro për familje.

Në pjesën dërrmuese, kontratat janë të lidhura me detyrimin e vendosur nga bankat tregtare për sigurimin e pronave të lëna si kolateral dhe me sigurimet në segmentin e biznesit.

Instat e vlerëson numrin e përgjithshëm të familjeve në Shqipëri rreth 765 mijë, ndërsa lidhur me numrin e banesave të dhënat më të fundit janë ato të Censusit 2011, ku u regjistruan rreth 1.075 milionë banesa.

Sipas statistikave të AMF, numri total i kontatave të sigurimit për dëmet në pronë (jo vetëm për sigurimin nga katastrofat) arriti në 54 mijë. Pa marrë parasysh që një pjesë e mirë e kontratave i takojnë bizneseve, mund të vlerësohet se aktualisht sigurimi i pronës mbulon vetëm 7% të familjeve ose 5% të banesave.

Prej vitesh qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e ngritjes së një skeme kombëtare të sigurimit nga fatkeqësitë, me konsulencën e Bankës Botërore. Deri tani, një skemë e tillë nuk është ngritur dhe në rast të katastrofave shumica e shqiptarëve do të ishin të ekspozuar ndaj një dëmi të madh ekonomik.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat