Një zjarr ka shpërthyer në një kamp në Spanjë ku strehoheshin qindra punëtorë.
Mediar e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kampin El Walili, rajonin juglindor spanjoll të Almerias, ku 200 njerëz u evakuuan.
Bëhet e ditur se zjarri ra në të njëjtën ditë kur kampi supozohej të shkatërrohej pas një urdhri nga këshilli i qytetit të Nijar.
Një urdhër gjykate për prishjen e kampit thoshte se strukturat atje ishin të rrënuara dhe të ndërtuara pa leje. Shumica e banorëve të kampit ishin burra nga Afrika Sub-Sahariane dhe Maroku, që punonin në fermat e shumta në zonë.
Banorët e evakuuar u dërguan me autobus në një magazinë aty pranë ku i pritën punonjësit e bamirësisë.