Një hangar me bazë ushqimore është përfshirë nga flakët në fshatin Vlocisht të bashkisë Maliq.
Nga zjarri raportohen dëme të shumta materiale, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.
Nga ana tjetër, policia po punon për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
Të investosh para, kohë dhe mund nuk është e thjeshtë. Për shumicën e personave që merren me biznes, tek kompania, dyqani apo ferma që ata kanë ndërtuar, kanë investuar të gjitha kursimet e jetës së tyre. Ndaj është e rëndësishme që këta persona ta kuptojnë sesa e rëndësishme është të sigurojnë biznesin e tyre.
Sigurimi i Biznesit, sado i vogël qoftë ai, është tepër i rëndesishëm.
Nëse nuk jeni te siguruar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi dëmet e kushtueshme dhe kjo mund të përkthehet edhe me rrënim financiar.
SIGURIMI NGA ZJARRI DHE RREZIQET SHTESË
DËMET E MBULUARA
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
- Zjarrit
- Rrufesë
- Eksplozionit (shpërthimit)
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Ky siguracion ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimeve apo të zëvendësimit të aseteve.
SIGURIMI NGA NDËRPRERJA E BIZNESIT
Sigurimi i Biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.
Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.
Në rastet e dëmtimit të pasurisë, Ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë.
Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës tuaj.
PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET
Siguracionet na dhurojnë pavarësi, personalitet, na mbulojnë financiarisht në çdo lloj situate dhe nuk kemi nevojë ti shtrijmë dorën askujt.
Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.
Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.
Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.
LEXO EDHE: Përse të qënurit “i siguruar” është një domosdoshmëri për të gjithë