17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIbrahimaj: Presim ngadalësim të ekonomisë në 2023, nuk rrisim dot më borxhin

Ibrahimaj: Presim ngadalësim të ekonomisë në 2023, nuk rrisim dot më borxhin

Ekonomia shqiptare pritet që të ngadalësohet vitin që vjen, por gjithsesi vendi nuk pritet që të shkojë në recesion.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në fjalën e mbajtur në samitin rajonal të ministrave të financave dhe guvernatorëve, që po zhvillohet në Budva në Mal të Zi tha se “Deri tani jemi ende në një moment të mirë ekonomik. Të ardhurat po rriten, punësimi po përmirësohet”, por ajo shtoi se “ne kemi frikë se në pjesën e mbetur të vitit dhe vitin tjetër, do të ketë ngadalësim të aktivitetit ekonomik, por ende besojmë se nuk do të ketë recesion”.

Ibrahimaj shtoi se vendi nuk mund të përballojë më që të rrisë borxhin dhe tendenca do të jetë për konsolidim fiskal.

Po hartojmë buxhetin për vitin 2023 dhe tre sfidat që kemi lidhen me rritjen e kostos së borxhit, nëse vitin që vjen do të na duhet të kemi mbështetje për krizën e energjisë dhe kemi sfidën që të kanalizojmë investimet në ato sektorë që të sjellin rritje në afatin e mesme”.

“E kemi gjetur veten në një të ardhme të paparashikueshme”.

Ministrja e Financave tha se Shqipëria, krahas sfidave me të cilat po përballet i gjithë rajoni, ka pasur dhe krizën e tërmeti për të përballuar, e cila shkundi financat e vendit.

Për fat të mirë erdhëm nga një pozicion i fortë fiskal ku borxhi ishte 66% e PBB-së dhe kishim amortizatorët për të mbështetur shkundjen e financave nga tërmeti. Në vitin 2020 hynë në pandemi. Nga të gjitha parashikimet që kishim për ekonominë, ne kishim ecuri relativishit të mirë të ekonomisë, pasi pasojat e mbylljes nuk ishin aq të rënda sa u parashikuan. Ekonomia ra me -3.5%, ndërsa parashikimet ishin deri në -8%. Edhe në 2021 rimëkëmbja ishte më e mirë sesa parashikimi. Në 2021 ekonomia u rrit me 8.5%”.

“Lufta nuk ka mbaruar dhe për vitin që vjen presim të njëjtën situatë si tani. Banka qendrore ishte në linjë me politikën tonë për të luftuar inflacionin. Banka rriti normat e interesit dhe kombinimi i politikave monetare e fiskale deri tani ka rezultuar pozitiv. Inflacioni mesatar është 6.9%, më i ulët se Ballkani Perëndimor dhe mesatarja e Europës, që është i lidhur dhe me vendimin tonë për të mos ndryshuar çmimin e energjisë”.

Likuiditeti i sistemit bankar nga ana tjetër ka qenë i kënaqshëm. Sektori bankar ka rritur kreditimin edhe pse normat e interesit po rriten. Ka një kërkesë të kënaqshme për kredi nga ekonomia. Ibrahimaj shtoi se qeveria ka ndihmuar ekonominë përmes paketave mbështetëse, rritjes së pagave në sektorin shtetëror, rritjes së pagës minimale.

Maqedonia e Veriut: Investimet dhe paketat e ndihmës, mjetet tona për përballimin e krizës

Zv.ministri  Financave të Maqedonisë së Veriut, Filip Nikolovski, tha se edhe vendi i tij po përballet me sfidat që ka krijuar furnizimi dhe çmimet e energjisë elektrike.

Sipas tij, katër bllok tarifa me katër çmime të ndryshme janë vënë në zbatim në Maqedoni. Me këto fasha ai tha se, synojmë të nxisim kursimin tek ata që konsumojnë më shumë.

Masat fiskale për përballimin e krizës ekonomike pas luftës në Ukrainë ishin 300 milionë euro. Ekonomia nuk duhet të ndalojë pavarësisht nga kriza. investimet kapitale duhet të vazhdojnë. Vitin që vjen do të investojmë 400 milionë euro. Në terma afatmesëm rritja ekonomike do të jetë rreth 5%”, tha ai.

BEI, investimet në teknologji dhe ekonominë e gjelbër, mundësi për rikuperim

Alessandro Bragonzi, Përfaqësues Rajonal i Bankës Europiane të Investimeve, tha se kostot e punës po rriten në një kohë që pagat nuk po rriten.

Ai sugjeroi se, e gjithë kjo krizë mund të përballohet duke rritur investimet në inovacion dhe në aftësitë në tregun e punës. Gjithashtu investimet në ekonominë e gjelbër  shihen si një mënyrë tjetër për zhvillimin e qëndrueshëm. Bankat e zhvillimit tani po mbështesin investimet në këtë sektorë, tha ai.

Por investimet në këto sektorë kanë gjasë të frenohen nga politikat e shtrënguara monetare që po aplikohen së fundmi për frenimin e inflacionit. Kreditë për financimin e investimeve në novacion dhe ekonominë e gjelbër mund të frenohen.

Për këtë arsye bankat e zhvillimit në Europë kanë miratuar paketa të posaçme që nxisin dhe financojnë investimet në sektorët e teknologjisë, mjedisit dhe energjisë në rajonin e lindjes.

FMN, Kriza energjetikë, sfida e Ballkanit Perëndimor

Stephanie Verena Bie, Drejtoresha e zyrës Rajonale të FMN-së, vuri në dukje se, progresi është ngadalësuar në të gjithë globin Çmimet e energjisë dhe kriza e importit të gazit e kanë vështirësuar më tej ambientin ekonomik. Kufizimet e furnizimit me gaz mund të rriten më tej këtë vit. Rritja më shumë se dyfishi i çmimeve ka rritur inflacionin në Europë.

Në këto momente duhet një bashkëpunim i fortë i politikës fiskale dhe asaj monetare. Tensionet që burojnë nga lufta në Ukrainë kanë dobësuar më tej zinxhirët e furnizimit dhe kanë dobësuar aktivitetin ekonomik. Për këto arsye inflacioni në vendet e Ballkanit Perëndimor u rrit në nivele të larta”, tha ai.

Banka qendrore duhet të marrin vendime në pavarësi të plotë, por ndërkohë ato duhet të suportojnë njëra -tjetrën. Duhet një vëmendje shumë më e madhe ndaj sektorit energjetik, për të siguruar importet e nevojshme dhe çmimet e tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat