Gjendja e pensionistëve është zhytur në mjerim. Prej tre muajsh pensionistët marrin më pak se 15 mijë lekë, në kohën kur çmimet e ushqimeve bazë janë rritur.
INSTAT botoi së fundmi indeksin e çmimeve për muajin korrik.
Siç është konstatuar, çmimi i ushqimeve bazë ndryshon nga mëngjesi në darkë.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5 %, vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4 %. Ndërkohë edhe qiraja është rritur me 4,4 %, në krahasim me një muaj më parë. Është rritur me 14.5% edhe çmimi i transportit.
Sipas INSTAT, kategoria e dytë me rritjen më të madhe të çmimeve janë ushqimet bazë me 12.4%.
Në pamje të parë pensionet mund të duken diçka e komplikuar, por ideja e tyre bazë është e thjeshtë. Përvoja tregon se, në mënyrë që, ju të anëtarësoheni në një Skemë Pensioni Privat fillimisht do të ishte me vlerë që ju të kuptonit përfitimet nga kursimi në një skemë të tillë.
Përse është e rëndësishme që të KURSENI TANI për DALJEN NË PENSION NESËR?
Sot, në të gjithë botën, miliona njerëz nuk janë duke kursyer mjaftueshëm për t’i ofruar atyre një standard jetese kur të dalin në pension.
Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë kategori, atëherë ju keni tre zgjedhje:
- Të dilni në pension më vonë;
- Të filloni të kurseni më shumë;
- Të ‘zbrisni me këmbë në tokë’ mbi pritshmëritë tuaja mbi se çfarë do të jeni në gjendje që të përballoni kur të dilni në pension.
PSE JANË TË RËNDËSISHËM FONDET E PENSIONEVE PRIVATE
Ekspertët e pensioneve prej kohësh kanë bërë thirrje që skema e pensioneve private të jetë e detyrueshme edhe në vendin tonë.
Shembulli më i mirë për të ilustruar këtë është shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, e cila prej disa vitesh tashmë ka ndërmarrë një reformë duke futur në sistemin e përgjithshëm të pensioneve edhe pensionet private, vetëkapitalizuese.
Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e Veriut e ka 21%. Ajo ndau nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kaloi në skemën e pensioneve private dhe 14% i la në skemën shtetërore. Pra çdo qytetar maqedonas derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të kenë dy pensione.
Ka ardhur koha që edhe në Shqipëri njerëzit ti shohin pensionet private si të vetmen mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave, dhe të mos u bëhen më barrë fëmijëve të tyre.
Fondet e pensioneve private janë të linçensuara konform legjislacionit të shtetit Shqiptar dhe janë të garantuara.
Përfitimet nga pensionet private janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të periudhës së maturimit, kur individi del në pension, përfiton një pension disafish më të lartë sesa pensioni shtetëror.
Dhe natyrisht këtë e dinë më mirë ata persona që sot marrin përveç pensionit shtetëror edhe një pension privat SIGAL, që është dyfishi i pensionit shtetëror.
Shembull:
Nëse një punonjës me pagë bruto 70,000 lekë të reja do të vendoste që 5,000 lekë ti kontribuonte për vete në Fondin Privat të Pensioneve, paga e tij do të tatohej për 65,000 lekë dhe jo më për 70,000 lekë, sepse ndalesa për pension privat nuk tatohet. Për pasojë, tatimi për pagën 70,000 lekë do të ishte 5,200 lekë në muaj, ndërsa për pagesën 65,000 tatimi është 4,550 lekë në muaj. Si rezultat punëmarrësi fiton në muaj 650 lekë në muaj ose 7,800 lekë në vit.
Ndërsa, nëse për pagën 100,000 lekë të reja në muaj, punonjësi vendos që 10,000 lekë ti kontribuojë në fondin privat të pensioneve, do të përfitonte nga mostatimi i 10,000 lekëshit 1,300 lekë në muaj ose 15,600 lekë të reja në vit.
Ndërsa për ata që e kanë pagën 150,000 lekë të reja në muaj dhe derdhin si kontribut për pension privat 20 mijë lekë në muaj, përfitimi që do të kishin në vit është 55,200 lekë të reja.
Por këtu nuk përfiton vetëm punëmarrësi, por edhe punëdhënësi përfiton sepse i ulet tatimi mbi fitimin për kompaninë e tij, për shkak se kontributet për pension privat që ai derdh për punëmarrësin i llogariten punëdhënësit si pjesë e zbritshme.
Nga ana tjetër, kompanitë që vendosin të kontribuojnë për stafin e tyre për pension privat, gjithashtu kanë përfitime për efekt mostatimi.
Për shembull, nëse një kompani me të ardhura vjetore 500 milionë lekë, me shpenzime vjetore 300 milionë lekë, vendos që 5 milionë lekë ti investojë për stafin si pension privat, përfitimi që do të kishte nga tatimi mbi fitimin do të ishte 750 mijë lekë të reja.
SIGAL, FONDI MË I MADH I PENSIONEVE VULLNETARE
Niveli i ulët i pensionit shtetëror në Shqipëri ka bërë që shumë qytetarë ti drejtohen Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.
Ky i fundit, falë produkteve më të mira në treg, ju jep mundësi klientëve të tij, që vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, të mund të kenë një pleqëri sa më të qetë financiarisht.
Raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, mbi ecurinë e tregut të pensioneve private në Shqipëri për 3-mujorin e parë 2022, tregonte se Fondi SIGAL ze 45% të tregut.
Sipas AMF, nga rreth 4.8 miliardë lekë asete që administrojnë 4 fondet e pensioneve në Shqipëri, 2.2 miliardë i janë besuar pikërisht Fondit SIGAL.
AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL
- Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
- Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private
- Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
- Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
- Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
- Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
- Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
- Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj.
- Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.
- Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
- Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
- Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
- Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
- Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar KËTU
- Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]