15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet93% e pensionistëve në zonat urbane

93% e pensionistëve në zonat urbane

Në fshatra rreth 97 mijë pleq.

Në fshatrat e Shqipërisë po pakësohen edhe personat e moshës së tretë.

Të dhënat zyrtare të siguruara nga Tv Klan bëjnë me dije se 93 % e pensionistëve jetojnë në zonat urbane.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, nga 705 mijë pensionistë në vitin 2023, 609 mije janë pensionistë nga zonat urbane.

Po t’i referohemi 5 viteve të fundit, numri i pensioneve urbane ka ardhur në rritje, ndërsa ai i zonave rurale ka ardhur në ulje.

Nga raporti, 81% pensione urbane me 19% në ato rurale në vitin 2019, kemi arritur në raportin 86 % në 14 % në vitin 2023.

Edhe në këtë përqindje të vogël të moshës së tretë që ka ngelur në zonat rurale, gratë përbëjnë numrin më të madh.

Vetëm vitin e fundit raporti femra meshkuj në zonat rurale është 60 % pensioniste femra dhe 30 % meshkuj.

Numri i lartë i pensionistëve në fshat lidhet edhe me faktin e jetëgjatësisë për femrat.

Meshkujt rezultojnë më shumë të prekur nga sëmundjet kronike e për pasojë edhe të fataliteteve.

LEXO EDHE: Pse një fond pensioni privat? Sa i sigurtë është ai?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat