13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet9-mujori, AMF: Tregu i pensioneve private rritet me 19%, Fondi SIGAL mbetet...

9-mujori, AMF: Tregu i pensioneve private rritet me 19%, Fondi SIGAL mbetet në krye

Pas publikimit të të dhënave për tregun e sigurimeve për 9 mujorin 2022, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon të dhënat edhe për tregun e pensioneve private vullnetare.

Sipas AMF, gjatë periudhës janar-shtator 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Analiza tregon një total asetesh neto prej  5,454.87 milionë lekë (46.78 milionë euro) dhe me një rritje prej 870.32 milionë lekë (18.98%) krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2022 rezultoi 36,020 anëtarë duke shënuar një rritje prej  7.29% krahasuar me 31.12.2021.

Sa i përket aseteve neto, Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vijon të kryesojë tregun me 2.408 milionë Lekë dhe me një diferencë të konsiderueshme me fondin të rënditur në vend të dytë.

Asetet neto dhe numri i kuotave sipas fondeve të pensioneve

Ashtu si në 9 mujorin 2021, edhe këtë vit 100% e investimeve të Fondeve të Pensioneve bëhen në bono thesari dhe obligacione shtetërore.

LEXO EDHE: Ndërhyrjet që duhen në skemën e pensioneve, Ponari rekomandon “Kolonën e Dytë”: Përfitime për shtetin dhe qytetarin

Në skemën shtetërore të pensioneve, numri i kontribuesve ka rënë, ndërsa është rritur numri i pensionistëve. Arsyeja kryesore mbetet emigrimi masiv, kryesisht i të rinjve, që janë edhe forca e punës ose ata që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore.

Projeksionet e INSTAT janë për një reduktim të popullsisë në vitet në vijim. Nga rreth 2,7 milionë banorë që është sot, popullsia e Shqipërisë, sipas skenarit pesimit, pritet të zbresë në 2,6 milionë banorë. Ndaj, fondet vullnetare të pensioneve shihen si zgjidhja më e mirë.

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Fondi ka për qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Ai nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.

Sa i përket Fondit SIGAL, ju mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të  pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Një Fond Pensioni Privat Vullnetare i ofron anëtarëve të tij mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt.

AVANTAZHET E INVESTIMIT NË FONDIN SIGAL

  • Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  • Aktiv prej vitit 2006 dhe lider në tregun e pensioneve private
  • Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
  • Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
  • Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë
  • Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat