8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet88 miliardë dollarë/ Humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore u rritën gjatë...

88 miliardë dollarë/ Humbjet e siguruara nga katastrofat natyrore u rritën gjatë 9-mujorit 2023

Humbjet e siguruara nga ngjarjet e fatkeqësive natyrore arritën në 88 miliardë dollarë deri në fund të 9-mujorit 2023, 17% më e lartë se mesatarja vjetore e shekullit të 21-të.

Kështu thuhet në raportin e Aon plc “Global Catastrophe Recap“.

Rritja u nxit nga ngjarje si: stuhitë e fuqishme në SHBA dhe Itali dhe zjarri i Maui, një nga zjarret më vdekjeprurëse dhe më të kushtueshme në historinë e SHBA.

Humbjet ekonomike nga viti në ditë arritën në 295 miliardë dollarë, krahasuar me një mesatare vjetore të shekullit të 21-të prej 310 miliardë dollarësh.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ngjarjet e katastrofave natyrore kanë arritur në 75,000 gjatë së njëjtës periudhë, duke e bërë vitin 2023 vitin më vdekjeprurës që nga viti 2010.

Për herë të parë, humbjet e siguruara në SHBA kaluan 50 miliardë dollarët çka përbëjnë 60% të humbjeve të siguruara në rang global.

Fatkeqësitë natyrore më të dëmshme gjatë këtij viti:

  • Përmbytjet e përhapura në Pekin dhe disa provinca kineze në fillim të gushtit.
  • Më 8 shtator, një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun, duke vrarë rreth 3000 jetë dhe duke plagosur më shumë se 5600 të tjerë. Pa harruar edhe dëmet e konsiderueshme materiale.
  • Përmbytjet shkatërruese në verilindje të Libisë në fillim të shtatorit dëmtuan mijëra ndërtesa në qytetin Derna duke u renditur si ngjarja e dytë më vdekjeprurëse e vitit, me më shumë se 4,300 viktima.
  • Humbjet nga uragani në SHBA, Hilary dhe Idalia, shkaktuan humbje të konsiderueshme që, së bashku, arritën në miliarda dollarë.

Katastrofat natyrore globale vranë shumë njerëz dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme strukturore dhe ekonomike gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2023. Zjarret dhe Stuhitë ishin shumë të spikatura dhe hulumtimi i Aon zbulon se të dyja po bëhen gjithnjë e më të kushtueshme për siguruesit, komunitetet dhe qeveritë“, shprehet Michal Lorinc, kreu i Aon’s Catastrophe Insight.

RËNDËSIA E SIGURIMIT

Edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, fatkeqësitë natyrore po bëhen më të shpeshta dhe më aggressive duke detyruar vende anembanë globit të angazhohen me plane të reja parandalimi.

Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara nga këto fatkeqësi ku episodi më i fundit me ishte tërmeti i nëntorit 2019 që preku të paktën 11 bashki me pasoja fatale sidomos në disa prej tyre.

Pasojat e fatkeqësive natyrore janë jashtëzakonisht të mëdha në disa këndvështrime.

Ato janë të shoqëruara me humbje jetësh njerëzish, me dëme kolosale të karakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit në zhvillimin ekonomik.

Ne nuk mund ti parandalojmë këto rreziqe, ndaj të paktën të sigurojmë shëndetin, pronën apo automjetin që posedojmë në mënyrë që në rast dëmi, të jetë kompania e sigurimit ajo që do të paguajë faturat.

Merrni tani një ofertë për sigurimin e pronës, biznesit apo automjetit tuaj duke shkruar në:

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat