Reshat Arbana, “Nderi i Kombit” dhe një nga ikonat e kinemasë e teatrit shqiptar, festoi 85-vjetorin e lindjes.
Rottary Club Albania organizoi një ceremoni nderimi ku mori pjesë edhe CEO i SIGAL INSURANCE GROUP, Avni Ponari, për të përcjellë urimet e 2 mijë punonjësve të kompanisë në tre shtete të rajonit.
Arbana ka qenë zëri, figura dhe portreti i parë i SIGAL në reklamat e kompanisë 25 vite më parë, duke mishëruar kujdesin, korrektësinë, besnikërinë dhe fjalën e mbajtur që kompania vazhdon t’u ofrojë si vlera klientëve të saj.
CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, u shpreh: “Që nga ajo ditë, Reshati u bë pjesë e një shtëpie të madhe. Ai, që gjithmonë ka qenë kryetar i kësaj shtëpie, u shndërrua në ikonën e kompanisë SIGAL. Me dinjitetin e tij madhështor ai përfaqësoi dhe la gjurmë, jo vetëm në Shqipëri dhe Maqedoni, por kudo ku prania e tij u ndje e fortë dhe domethënëse. Ndoshta ka qenë një nga zgjedhjet më të mira që kam bërë ndonjëherë në përcaktimin e një ikone të tillë.”
Mesazhi i ikonës së kinematografisë shqiptare ishte shumë domethenes. Ai predikoi për rëndësinë e dashurisë dhe mirëkuptimit paqësor mes shqiptarëve. “Le ta duam më shumë njeri-tjetrin, t’i themi gjëra më të bukura, të kërkojme nje te falur”… “Lum ai qe e kaloi gojeembel dhe zemerbardhe ne kete bote”
Reshat Arbana mbetet një zë, një figurë dhe një zemër e madhe e kombit. Një jetë e tërë art e dinjitet, që do të frymëzojë brez pas brezi. SIGAL Insurance Group mbetet e vendosur ta ruajë dhe përçojë këtë model përkushtimi.