8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet84% e mjeteve në Shqipëri, të përdorura

84% e mjeteve në Shqipëri, të përdorura

Gjatë periudhës janar- maj 2024, janë regjistruar për herë të pare 41,595 mjete gjithsej, nga të cilat 84% janë mjete të përdorura dhe vetëm 16% janë mjete të reja.

Nga rreth 35,000 mjete të përdorura, 77% e tyre janë importuar, ndërsa pjesa tjetër janë blerë nga koncesionarë ose shitës të autorizuar.

I njëjti trend vihet re edhe për makinat e reja ku më shumë se 70% e tyre janë importuar nga jashtë.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e publikuara nga DPSHTRR për të kuptuar preferencat e shqiptarëve në blerjen e mjeteve të reja dhe të përdorura.

Nisur nga të dhënat rezulton se, 3 markat kryesore të përdorura në Shqipëri janë “Volkswagen”, “Mercedez Benz” dhe “Audi” që zënë përkatësisht 21%, 15.8% dhe 10.5% të totalit të mjeteve të regjistruara gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti.

Mes shifrave vihet re se, për të gjitha markat, përveç Fiatit, makinat e përdorura janë gati dyfish më shumë se makinat e reja.

Ky hendek është më i dukshëm tek marka “Mercedez Benz” ku janë regjistruar 6,436 mjete të përdorura dhe vetëm 158 të reja, ndjekur nga “Volkswagen” me 8,150 mjete të përdorura dhe 593 mjete të reja gjithsej në pesë muajt e parë të vitit.

Kërkesa për makina të përdorura ka ardhur në rritje dhe tregu po furnizohet me këto mjete gjithnjë e më shumë.

LEXO EDHE: Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e mjedisit/ Mali i Zi ndalon importin e makinave mbi 15 vjet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat