Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat e fundit mbi automjetet që janë regjistruar për herë të parë në vendin tonë për periudhën janar-nëntor 2023.
Sipas DPSHTRR 69,493 mjete janë regjistruar për herë të parë gjatë 11-mujorit 2023.
Sipas statistikave, 84.3 % e totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë janë autovetura.
“Ndërsa 39% e autoveturave të regjistruara për herë të parë, me 0 km, janë Electric/Hybrid Plug In, +114 % krahasuar me 2021. 1,019,300 lekë është vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë në 2023, 34.3 % më e lartë se 2018. 3,037 mjete elektrike të regjistruara deri në nëntor 2023, më shumë se 1,635 % krahasuar me 2019”, raporton DPSHTRR.
DPSHTRR bëri të ditur se “flota me më shumë se 10,226 mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite. Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara në janar-tetor 2023 janë: Itali 21.1 %; Gjermani 21.3 %; Zvicër 10.2 %; Korea e Jugut 10.4 %; Kina 5.1 % dhe SHBA 5 %”.
“Regjistrimi i autoveturave Euro 5 e sipër është rritur me 81 % krahasuar me janar-nëntor 2021, duke rritur regjistrimet e autoveturave eco-friendly e më pak ndotëse. 5,740 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar plotësisht nga sistemi, 47 % më shumë krahasuar me 2021”, njofton DPSHTRR.
LEXO EDHE: 11-mujori 2023/ Si bilanc lufte! 1,128 aksidente rrugore, 1,531 të aksidentuar