Ditën e premte, Vlora u përfshi nga reshje shiu me intensitet të lartë që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dherash.
Në lidhje me situatën e krijuar në qytetin bregdetar, kryebashkiaku Ermal Dredha thotë për Klan News se janë duke evidentuar të gjitha problematikat si pasojë e përmbytjeve, ndërsa bën edhe bilanc paraprak të dëmeve
Sipas tij, janë të paktën 63 banesa, 9 garazhe pallati dhe 4 shkolla të prekura nga përmbytjet.
Ermal Dredha: Ne deri dje kemi pasur gati 63 banesa, por që janë më shumë normalisht që janë prekur direkt. Ka edhe pallate që kanë garazhe të mbushura me ujë, kemi evidentuar 9 pallate. Kemi ngritur një grup pune që të vihet situata nën kontroll sa më parë të jetë e mundur. Shkollat mbeten prioritet, po pastrohen shumica që të ketë aktivitet normal. Edhe biblioteka e qytetit e prekur nga vërshimi i ujit, edhe aty kemi çuar një grup pune dhe më pas do të shikojmë dëmet. 4 shkolla janë më problematike dhe është drejt përfundimit pjesa e aksionit atje.