11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet61% e qytetarëve “Pro”, Rama: Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor, rritet...

61% e qytetarëve “Pro”, Rama: Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor, rritet ekonomia

61% e qytetarëve kanë votuar “pro“ legalizimit të kanabisit mjekësor në Formularin e Këshillit Kombëtar.

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e përgjigjeve, deklaroi se legalizimi do të ndikojë në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik, ç’ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet”.

Pyetja në formular konkretisht ishte: Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa legalizuar për arsye të përdorimit vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore, ju si mendoni?

– 308.992 janë përgjigjur pozitivisht, 148.092 kanë votuar jo, ndërsa 51.051 nuk e di.

Çfarë është kanabisi mjekësor?

Nga ana ligjore, është ai kanabis që në mënyrën se si rritet kalon në procese laboratorike dhe përdoret dhe shitet në farmaci, jo në markete, apo rrugë. Merret me recetën e mjekut, nuk do jetë në farmacitë shqiptare, por produkti shqiptar do jetë në farmacitë botërore.

Bëhet fjalë për një treg 55 miliardë dollarë, se i janë gjetur benefite mjekësore të kanabisi. Një ndër sëmundjet që kanabisi e mban në kontroll është epilepsia. Një fëmijë kishte kriza epileptike 3-4 herë në ditë dhe aktualisht në Amerikë janë disa brende, që përdor CBD përbërës në kanabis mjekësor.

Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Sipas specialistëve, nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro. Të shumtë janë mjekët evropianë, të cilët në recetat e tyre në vendet që e lejojnë japin preparate me përbërje kanabisi.

Duhet thënë se disa nga efektet e bimës kur përdoret nga pacienti janë:

lehtësimi i dhimbjeve kronike; përmirëson kapacitetin mushkërive; ndihmon në uljen e peshës; rregullon dhe ndalon diabetin;  lufton kancerin, ndihmon në trajtimin depresionit; ka pasur rezultatet të mira te autikët;  përdoret të pacientët me epilepsi; rregullon kockat; është trajtim për glaukomën; lufton stresin; ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit (humbja e kujtesës); ndihmon personat me probleme me alkoolin dhe ata që kanë probleme me stomakun.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat