Nga data 2 qershor deri më 27 qershor 2025, Shqipëria, sipas emsc-csme, publikimeve deri më 9:00 AM të ditës së sotme, janë regjistruar 60 tërmete.
Këto lëkundje, edhe pse shumë prej tyre me magnitudë të ulët, janë një sinjal i qartë se vendi ynë është në një zonë sizmike aktive dhe rreziku është i përhershëm.
Më herët e kemi njoftuar faktin se Shqipëria renditet pas Turqisë dhe Greqisë në nivel evropian për emergjencën sizmike.
Në 72 orët e fundit janë ndjerë disa goditje, ndër të cilat:
-
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.2 goditi rrethin e Tiranës.
-
Vetëm pak minuta më pas, një tjetër lëkundje me magnitudë 3.8 u regjistrua në të njëjtën zonë.
-
Në total, 9 tërmete janë ndjerë në 48 orët e fundit, shumica në zonat përreth Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Korçës.
Këto tërmete nuk kanë shkaktuar dëme, por e vërteta është se mes nesh ngrihet shpesh pyetja:
a do ndodhë një tërmet i madh? kur?
Shqipëria ka përjetuar më parë tragjedi si ajo e vitit 2019, që la pas vetes jetë të humbura dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.
A jemi sot më të përgatitur?
Një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të mbrojtur familjen dhe pasurinë është sigurimi i banesës apo biznesit nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore.
Ky nuk është luks. Është një nevojë emergjente. Zgjuarësi dhe pjekuri, që të mësosh nga përvoja e hidhur e vitit 2019.
Fatkeqësisht, shumica e banesave në Shqipëri mbeten të pasiguruara.
Një tërmet i fuqishëm mund të shkatërrojë gjithçka që një familje ka ndërtuar për dekada – dhe pa një sigurim, rikuperimi është pothuajse i pamundur.
Çfarë duhet të bëjmë?
-
Sigurojmë banesën dhe biznesin ONLINE sa më shpejt në SIGAL.com.al
- 13,650 Lekë në vit për një apartament 100m2 në qendër të Tiranës dhe e sigurojmë nga zjarri dhe tërmeti, eksplozioni dhe përmbytja
- Me kalkulatorin online të SIGAL.COM.AL te zëri Bli Online, do të vërejmë se çmimet janë më të ulëta për rrethet
Ne nuk mund ta ndalim tërmetin – por nuk duhet të ndalim së qeni gati për t’u rikthyer sa më shpejt në normalitet pas tij, cilado qofshin pasojat: në pronën banesë, apo biznes.