Në mbledhjen e datës 27.02.2024, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2023;
- Miratimin e projekt buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2024;
- Miratimin e njohjes së katër nënfondeve të SIKTT “Eurizon Manager Selection Fund”:
- “Eurizon Manager Selection Fund – MS 10”, “Eurizon Manager Selection Fund – MS 20”, “Eurizon Manager Selection Fund – MS 40”, “Eurizon Manager Selection Fund – MS 70”, miratuar nga CSSF në Luksemburg, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A., nënfonde të cilat do të marketohen dhe shiten në Republikën e Shqipërisë;
- Miratimin e njohjes së nënfondit të SIKTT “Eurizon Fund”: “Eurizon Fund-Bond Aggregate EUR Short Term”, miratuar nga CSSF në Luksemburg, nën administrimin e shoqërisë administruese të njohur “Eurizon Capital” S.A., nënfond i cili do të marketohet dhe shitet në Republikën e Shqipërisë;
- Miratimin e delegimit të funksionit të auditit të brendshëm të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;
- Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a.