7.5 C
Tirana
Monday, January 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesore6 mënyra për një shtëpi të ngrohtë në dimër

6 mënyra për një shtëpi të ngrohtë në dimër

Kur është ftohtë jashtë, sigurisht që shtëpia është e nevojshme që të qëndrojnë shumë e ngrohtë për të përballuar temperaturat.

Nga ngrohëset deri te mbulesat komode, zbuloni se si ta mbani shtëpinë më të ngrohtë në dimër.

Ngrohësit

Mjetet ngrohëse janë mbrojtja e parë në betejën kundër të ftohtit. Përpiquni të pastroni kondicionerët apo oxhaqet, në mënyrë që ngrohtësia të depërtojë në të gjithë shtëpinë.

Shtroni shtëpinë me tapetë

A e dini që mund të humbisni nxehtësinë përmes pllakave? Dyshemetë prej guri apo laminat këshillohet të mbulohen me tapetë gjatë dimrit për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me të ftohtin. Kështu ju ndihmoni është në zvogëlimin e hapësirave të ftohta në banesë.

Perde

Ajri i ftohtë mund të depërtojë ndonjëherë pavarësisht se dritaret janë mbyllura. Ndaj përdorimi i perdeve është një investim i mirë për të bllokuar ajrin e ftohtë në dhoma. Mos harroni sa më e trashë të jetë perdja, aq më i mirë është efekti izolues.

Termostatë inteligjentë

Nëse keni ndërmend të përditësoni mënyrat e ngrohjes në shtëpinë tuaj me tekonologji të reja, përpiquni gjithmonë që termostatët të jenë inteligjentë. Pra ju keni nevojë për një termostat që e di orarin kur duhet të ndizet, apo të fiket automatikisht kur dikush nuk është në shtëpi.

Izoloni çatinë apo tarracën e shtëpisë

Nëse çatia apo tarraca e shtëpisë tuaj nuk është izoluar siç duhet, ju mund të humbisni shumë nxehtësi. Tregohuni të kujdesshëm në përzgjedhjen e materialit izolues për më shumë efektivitet.

Përshtasni përjashtues të rrymës

Vendosni në fund të dyerve apo dritareve ndarës plastikë apo në formë furçe, si mënyrë për të shmangur shkarkimin e drejtpërdrejtë të të ftohtit brenda apo e anasjellta.

LEXO EDHE: Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat