54-vjeçari me iniciale B.M. është ndaluar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në vitin 2021, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe makina ka dalë nga rruga.
Për pasojë, mbeti i lënduar një pasagjer, i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital. Policia njofton se 54-vjeçari në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo ai.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u dokumentua dhe u zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.M.”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.