29.5 C
Tirana
Monday, August 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet53 mijë euro dëme të paguara çdo ditë nga SIGAL, 7 muajt...

53 mijë euro dëme të paguara çdo ditë nga SIGAL, 7 muajt e parë të vitit e konfirmojnë si kompaninë më të besuar në vend

Sipas raportit të AMF-së për 7-mujorin e parë të vitit 2025, SIGAL Insurance Group konfirmon edhe një herë pozitën e saj si kompania më e besuar dhe më e fortë në tregun shqiptar të sigurimeve.

Ky besim nuk matet vetëm me shifra, por edhe me përvojën e përditshme të mijëra klientëve që gjejnë tek SIGAL korrektësinë, seriozitetin dhe mbështetjen financiare kur u duhet më shumë.

Vetëm gjatë periudhës Janar–Korrik 2025, SIGAL Insurance Group ka paguar rreth 11.2 milionë euro dëme, duke vendosur sërish standarde të reja në tregun e sigurimeve.

Mbi 12 mijë persona kanë përfituar drejtpërdrejt nga këto dëmshpërblime, ndërsa kompania ka shpërndarë mesatarisht 53 mijë euro në ditë për të ndihmuar klientët e saj.

SIGAL nuk është thjesht kompani sigurimesh.

Ajo është një institucion i ndërtuar mbi besim dhe korrektesë, i aftë të qëndrojë pranë klientit edhe në momentet më të vështira, aty ku askush tjetër nuk mundet.

Ky mision për të qenë gjithmonë krah qytetarëve shprehet përtej çdo shifre, megjithatë, është vetë gjuha e shifrave që tregon qartë: SIGAL Insurance Group mbetet lider i padiskutueshëm i tregut shqiptar të sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat