Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka vendosur një rekord të ri.
Numri i pasagjerëve në këtë aeroport deri më 25 Shtator është rritur në 5.2 milionë. Në këtë mënyrë ka tejkaluar rekordin e një viti më parë.
“Rekord: Numri i pasagjerëve të TIA-s (Aeroporti i Tiranës) deri më 25 shtator 2023 është rritur në 5.2 milionë duke tejkaluar rekordin e një viti më parë në dhjetor 2022, dhe ne nuk kemi mbaruar ende”, njofton TIA përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rritja e numrit të lartë të pasagjerëve vjen edhe si pasojë e një sezoni të suksesshëm turistik veror që këtë vit zgjat deri në Tetor.
Nga Janari deri në muajin gusht, autoritetet kanë përllogaritur se në Shqipëri kanë hyrë 7.2 milionë të huaj, 27% më shumë se vjet.