Bonusi i muajit prill prej 5 mijë lekësh për pensionistët ka nisur të shpërndahet në qytetin e Elbasanit.
Në radhë për të marrë bonusin, të moshuarit shprehen se kjo shumë është pamjaftueshme për të mbuluar nevojat që kanë.
“Kjo është një shaka që bën Edi Rama me njerezit me popullin. Si është e mjaftueshme ajo sështë nje medikament që marrim ne…një medikament është 50 mijë lekë. Komplet joshje, gënjejnë njerëzit për të marrë një votë”, tha për kamern e Euronews një pensionistë.
Ndërkohë që një e moshuar tjetër, tha se nuk e mori dot bonusin këtë të mërkurë dhe i duhet të shkojë sërish ditën e nesërme.
“Më tha nuk ka lekë sot, do vijme nesër, ca do bëjmë me 5 mije lekë ne ku do shkojmë”, tha ajo.
LEXO EDHE: “Nevojiten incentiva”, Ponari: Pensionet private kërkojnë nxitje më të forta
Skema e pensioneve në krizë
Kriza në skemën e pensioneve në Shqipëri është edhe më serioze nga ajo çfarë duket.
Teksa çdo vit subvencioni nga shteti rritet, raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ulet me një ritëm shumë të shpejt.
Sipas Dokumentit të Politikave të Pensioneve, të hartuar nga qeveria, në vitin 2030 do të ketë po aq individë që paguajnë kontribute, sa edhe pensionistë. Por problemi real është se çfarë ndodh më pas. Ndërkohë 52 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 11,5 persona.
Aktualisht buxheti inancon skemën e pensioneve të ISSH-së në masën 350 milionë euro ose gati 40 miliardë lekë.
Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve.
Bazuar në këto problematika që nuk janë vetëm shqiptare, skema e pensioneve konsiderohet një nga rreziqet e ekonomive botërore sot.
Por cilat janë masat që duhen marrë?
Nëse shohim skemat e pensioneve që përdorin shtetet Perëndimore por edhe ato të rajonit do të thotë se ka ende shpresë.
Përveç Shqipërisë dhe Serbisë, të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe ato fqinje, kanë ndërtuar kolonën e dytë dhe të tretë të pensioneve duke kaluar automatikisht në mbrojtjen dhe garantimin e pensioneve për qytetarët e tyre. Ose thënë më qartë, paguaj për të gjithë skemat kolona parë (sigurimet shoqërore), paguaj për vete kolona e dytë dhe e tretë.
Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm Kolonën e Parë (pension shtetëror) dhe Kolonën e Tretë (pension vullnetar).
Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.
Benefitet e “Kolonës së Dytë”
“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi, nuk ndryshon asgjë. Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.
“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës. Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.
“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private. Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.
“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…
Avantazhet e anëtarësimit në një Fond vullnetar/privat pensioni:
- Pagesa për pension privat mund të bëhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit. Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëherëshme.
- Ju paguani sa të dëshironi! shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
- Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;
- Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
- Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:
- Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
- Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;
Shembull: Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200,000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250, 000 lekë dhe 25 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;
- Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250, 000 lekë;
Transparencë në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet:
a) kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit
b) njoftim me shkrim një herë në vit për gjendjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimeve të tyre nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit.
- Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit ku jeni anëtar deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
- Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij.
FONDI I PARË DHE MË I MADH VULLNETAR/PRIVAT NË SHQIPËRI
SIGAL UNIQA Fond Pensioni është fondi i parë i këtij lloji në Shqipëri si dhe i pari momentalisht për nga madhësia e aseteve që menaxhon, mbi 21 milionë €.
Qytetarët shqiptarë i kanë besuar ne menaxhimin e parave të tyre dhe planet e tyre të pensionit. Kjo sepse SIGAL UNIQA është një emër i madh në vendin tonë dhe sepse “UNIQA Insurance Group” është një emër i madh në europë me një histori mbi 200-vjeçare.
LEXO EDHE: “Fondi më i madh i pensioneve në Shqipëri”, Monitor: Sigal Pension, 43.6% të totalit të aseteve
Vitet kalojnë shpejt dhe për të patur qetësi financiare pasi të lini jetën profesionale duhet menduar për pensionin sa më herët.
Sa më herët të fillojë paguani në një fond privat pensioni aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.
Për çdo informacion shtesë, kontaktoni këshilltarët e SIGAL UNIQA Fond Pensioni:
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]