11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore5 sigurimet e domosdoshme për biznesin

5 sigurimet e domosdoshme për biznesin

Të drejtosh një biznes/kompani të suksesshme do të thotë të menaxhosh të gjitha detajet pa larguar sytë nga piktura e madhe. Roma nuk u ndërtua në një ditë sepse që të arrish gjëra të mëdha duhet shumë kohë!

Pavarësisht madhësisë apo natyrës së biznesit/kompanisë tuaj, një gjë mbetet gjithmonë e njejtë që është domosdoshmëria për ta siguruar atë dhe punëtorët tuaj. Aspektet e ndryshme që ju do të merrni në konsideratë në zgjedhjen e llojit të mbulimit(eve) të sigurimit janë të shumta, gjithashtu në varësi të gamës së projekteve që jeni duke zbatua apo për rishikimin dhe/ose rinovimin e sigurimit(eve) aktuale. Duke qenë se, çdo biznes/kompani është i ndryshëm, çdo policë sigurimi duhet të përputhet me kërkesat e ndryshme të nevojës(ave) për sigurim. Për shembull, një kompani që prodhon mallra ka nevojë për një sigurim të ndryshëm nga një kompani që ofron shërbime. Pavarësisht skenarit, shumë biznese/kompani kanë ngjashmëri të njëjta.

Sigurimi i biznesit/kompanisë pavarësisht natyrës së veprimtarisë garanton mbrojtje financiare nga pagesat astronomike që mund të rezultojnë si pasojë e aksidenteve, plagosjeve të rënda, paaftësive, humbjes së jetës, dëmeve pasurore dhe të mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet palëve. Për këtë arsye është në favorin e bizneseve/kompanive tuaja që të zgjidhni mbulimin e duhur sigurues për çdo rrezik të papritur, pa cënuar suksesin e projektit, të kompanisë dhe të mirëqenies së punëtorëve tuaj.

Duke siguruar biznesin tuaj dhe rreziqet e lidhura me të, ju nuk do të lejoni më që gjërat të mbeten në ‘mëshirë të fatit’. Duke bërë sigurimin e përgjegjësive të përgjithshme publike, sigurimin e dëmshpërblimit të punëtorëve, përgjegjësinë profesionale (për gabimet), sigurimin pasuror, sigurimin e objektit dhe automjeteve tregtare, sigurimin e jetës dhe sigurimin nga aksidentet për të gjithë punëtorët dhe asetet tuaja, ju do të keni të gjithë mbështetjen dhe mbrojtjen financiare për të menaxhuar çdo rrezik.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA mund të jetë partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:

Sigurimi i të gjitha rreziqeve që në fazën e ndërtimit të objekteve (pallate, fabrika, uzina, aeroporte, ura, autostrada);
Sigurimi i të gjitha rreziqet në montim dhe çmontim;
Sigurimi i një afati të sigurisë pas përfundimit të punimeve;
Sigurimi i dëmeve që mund t’i shkaktohen kontraktorit, nënkontraktorit të punimeve dhe dëmet e shkaktuara palëve të treta;
Sigurimi i shëndetit dhe jetës së punëtorëve nga aksidentet në kantierët e ndërtimit.
Zgjidh paketën e sigurimit inxhinierik që të përshtatet më shumë duke klikuar në:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/

OSE,

Zgjidh paketën e sigurimit nga aksidentet që të përshtatet më shumë duke klikuar në:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/

OSE,

Zgjidh paketën e sigurimit të pronës dhe biznesit që të përshtatet më shumë duke klikuar në:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

 

*Ky artikull u sponsorizua nga SIGAL UNIQA Group Austria

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat