Kur je në moshë të re, kursimi i parave mund të duket si një sfidë e pamundur. Gjatë kësaj periudhe është më e lehtë ta shohësh pagën tënde si një mënyrë për të arritur fundin e muajit dhe jo si një mënyrë për të kursyer apo për t’u përgatitur për të ardhmen.
Megjithatë, duke lënë mënjanë çdo muaj sasi të vogla parash, kursimi mund të kthehet në avantazhin tënd dhe bën diferencën.
Më poshtë gjeni të listuara 5 këshilla për të rinjtë mbi artin e kursimit, për t’i ndihmuar ata në fillimin e një rrugëtimi financiar të suksesshëm!
1. Mbaj shënim shpenzimet e tua mujore!
Sigurisht, kjo është një nga këshillat më të zakonshme që çdokush mund të të japë, megjithatë mbetet një nga më të vlefshmet. Mbajtja e një buxheti nuk do të thotë të heqësh dorë nga argëtimi në jetën tënde. Duke organizuar buxhetin, je në gjendje të monitorosh se ku po shkojnë paratë e tua çdo muaj. Ke mundësinë të kanalizosh paratë në mënyrë më të zgjuar, për kursime, pagesa faturash dhe argëtim. Ka shumë mënyra se si të mbash buxhetin tënd personal. Disa preferojnë të përdorin aplikacione, disa të tjerë mbajnë shënime manualisht, ku vendosin të gjitha shpenzimet mujore dhe monitorojnë muaj pas muaj ecurinë e shpenzimeve. Cilado të jetë mënyra e preferuar, organizimi i buxhetit rrëfen se sa je në gjendje të kursesh, qoftë në shuma fare të vogla edhe pse mund të duket e pamundur.
2. Mos prit deri kur mund të kesh një pagë më të lartë!
Kursimi dhe investimi mund të duken si një sfidë tani, por lënia mënjanë e e një shume të vogël parash çdo ditë/javë/muaj mund të ketë ndikim të madh. Përdore buxhetin tënd për të parë se sa kursime mund të vendosësh në llogarinë tënde. Për shembull: nëse do të përmbushësh një synim pas 5 vitesh anëtarësimi në fondin e investimit “Credins Premium” mund të jetë alternativa e duhur për ty. Kursimi fillon me shumën minimale 2,000 Lekë në muaj, duke investuar periodikisht për të ardhmen.
3. Me pak organizim mund të kursesh 1/3 e të ardhurave të tua!
Nëse punon dhe krijon të ardhura, por nuk je i sigurt se sa duhet të kursesh, ne të rekomandojmë të mbash mënjanë një të tretën e të ardhurave të tua. Duke kursyer 100 Lekë për çdo 300 Lekë që fiton, në të ardhmen i krijon vetes lehtësi në kapërcimin e sfidave financiare, të tilla si humbja e punës, emergjencat shëndetësore, riparimi i makinës apo shpenzimet e papritura.
4. Fillo një fond emergjence!
Një mënyrë tjetër e mirë për të kursyer është krijimi i një fondi që do të preket vetëm në raste emergjence. Në këtë mënyrë nuk je asnjëherë pa para atëherë kur të duhen më shumë.
5. Shlyeji borxhet gradualisht!
Nëse kursimi për momentin duket diçka e pamundur për shkak të borxheve, atëherë duhet të krijohen kushtet për shlyerjen e tyre. Duke kaluar të gjithë vëmendjen te shlyerja e borxheve, të ndihmon më vonë të kesh mundësinë të fillosh të kursesh, pasi është krijuar zakoni i lënies mënjanë të parave në mënyrë graduale. Këto janë vetëm disa këshilla, të cilat nëse zbatohen si duhet, mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll dhe në përmirësimin e financave personale. Gjithçka nis me krijimin e një zakoni të shëndetshëm, i cili i bën mirë financave të së ardhmes.
LEXO EDHE: Pensionet në rrezik? Eksperti: Duhet të krijojmë skema që shpëtojnë gjeneratën e re