Sipas raportit 9-mujor të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), SIGAL zë një pozicion udhëheqës në tregun shqiptar të sigurimeve Jo-Jetës.
Kompania zotëron 25.39% të tregut të sigurimeve të Jo-Jetës.
Këto të dhëna zyrtare nga AMF, konkretisht raporti 9-mujor i tregut të sigurimeve, dëshmon një zgjerim prej 6.82% të klientelës, si rezultat i korrektësisë, përpikërisë dhe seriozitetit në zbatim të kontratave.
Në aspektin e pagesës së dëmeve, SIGAL shënon nivelin më të lartë në treg, duke paguar 23.42% të totalit të dëmeve në segmentin Jo-Jetës, ose 1,324,355,000 Lekë të paguara në vetëm 9 muaj, më shumë dhe më shpejt se sa çdo kompani tjetër.
15,101 janë përfituesit e pagesave në sigurimet e Jo Jetës nga SIGAL INSURANCE GROUP.
Për krahasim, të gjithë tregu i sigurimeve, me 8 kompani aktive, ka paguar në total 5,653,683,000 Lekë.
Këto shifra tregojnë se SIGAL jo vetëm që zgjeron klientelën, rrit pagesën e dëmeve, por vijon të garantojë shërbim të shpejtë dhe të besueshëm ndaj klientëve vendas, duke forcuar pozicionin e saj si kompania më e madhe dhe më e besuar e tregut të sigurimeve në vend dhe në rajon.




