5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet40 mijë shqiptarë në fondet e investimeve/ 2021, AMF: Vlera neto e...

40 mijë shqiptarë në fondet e investimeve/ 2021, AMF: Vlera neto e aseteve 770 mln $, rritje 15%

Më shumë se 40 mijë shqiptarë kanë zgjedhur Tregun e Fondeve të Investimeve për të gjeneruar fitime nga kursimet e tyre gjatë vitit 2021, me një rritje prej 26.5% krahasuar me vitin paraardhës. Rritje të dukshme prej rreth 100 milionë dollarësh ka shënuar edhe totali I fondeve të investuara në këtë treg.

Të dhënat vijnë përmes Raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin që sapo lamë pas.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2021, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 77.69 miliardë lekë, afërisht 770 milionë dollarë, me një rritje prej 10,2 miliardë lekësh ose 15.26%, krahasuar me 31.12.2020.

Ky treg ka gjeneruar gjatë vitit të shkuar një total të ardhurash prej rreth 3.5 miliardë lekësh, afërisht 35 milionë dollarësh. Ndërkohë që kanë qenë të ardhurat nga interesat ato që kanë siguruar edhe pjesën më të madhe të fitimit prej 2.3 miliardë lekësh, afërisht 23 milionë dollarë.
Të ardhurat nga diferenca pozitive e kurseve të këmbimit ka qenë forma tjetër e investimeve që ka gjeneruar të ardhura të konsiderueshme për një total prej 943 milionë lekësh, apo rreth 9 milionë dollarë.
Më pak të ardhura ka prodhuar paketa Fitime të realizuara nga shitja e investimeve në letra me vlerë me një total prej 128 milionë lekësh, si dhe të ardhurat nga dividenti, me një total prej rreth 20 milionë lekësh apo afërisht 200 mijë dollarë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat